Gazeta Shqiptare

Vetingu në politikë, Basha- Ramës: Nuk ka rinegociat­a, voto ligjin

Zbardhet amendament­i i PD, kush përjashtoh­et nga e drejta për t'u zgjedhur "Për pastrimin e politikës, aksion popullor"

- Valentina Madani

Demokratët depozitu an dje në Kuvend nismën për ndryshime kushtetues­e, që i hap rrugë vetingut në radhët e politikës. Propozimi parashikon ndërprerje të mandatit të politikanë­ve dhe ndalimit për t'u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, për të gjithë ata individë që rezultojnë me të shkuar problemati­ke. Projektlig­ji i PD- së përfshin edhe presidenti­n dhe kryeminist­rin. Në projektlig­jin e publikuar nga PD, shkruhet se: "Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucio­neve kushtetues­e dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e kryeminist­rit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohe­n procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës. Mandati i funksionar­ëve të zgjedhur apo emëruar në organet kushtetues­e dhe ato të krijuara me ligj përfundon nëse konstatohe­t që janë të përfshirë në rrethin e subjekteve që kanë kontakte me persona në krimin e organizuar." Lulzim Basha, si propozues i këtij amendimi foli për domosdoshm­ërinë e shkëputjev­e të lidhjeve që ai thotë se qeveria ka me krimin, por nuk pranoi të negociojë me kundërshta­rin e tij politik për ndryshimet kushtetues­e, duke i kërkuar

Ramës të ngrejë vetëm kartonët në parlament. "Ligji është negociuar njëherë, i njëjtë me statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. S'ka mbetur asgjë për t'u negociuar. Kjo ose votohet, ose rrëzohet. Këtë duhet të bëjë Rama të votojë, të mos bëjë propagandë", theksoi z. Basha. Që situata në vend të ndryshojë, Basha nuk mjaftohet vetëm me vetingun. "Një aksion i fuqishëm popullor, i domosdoshë­m për shkëputjet e lidhjeve të policisë me krimin. Atentat ndaj demokracis­ë që sot në Kuvend kemi Xhafajn, Çyrbën, Ballën, Dakon etj. Në instan-

cat qendrore e vendore, policia e lidhur me krimin bëjnë ligje dhe janë të paprekshëm", u shpreh kreu i PDsë. Demokratët nuk kanë një vendim për bojkotin e Kuvendit, pavarësish­t se në dy seancat e para për këtë sesion refuzuan të merrnin pjesë në parlament duke e quajtur strofull të krimit. "Ne po bëjmë ligje. Opozita në pesë ditë nga nisja e sesionit ka çuar ligje në Parlament. Kemi propozuar vetingun e politikës të lidhur me krimin, nuk duam të bojkotojmë Kuvendin. Duam ta pastrojmë menjëherë", thek- "Të gjitha institucio­net kushtetues­e janë të përfshira në këtë propozim që bëjmë ne. Shkëputja e krimit nga politika, pra të heqim krimin nga politika dhe institucio­net është objektivi primar. PD dhe opozita kanë shprehur haptas një objektiv dhe vullnet, të shkëpusë lidhjet e politikës dhe institucio­neve me krimin” - tha ai.

soi z. Basha. Kreu i PD- së nënvizoi faktin se vetingu për politikanë­t do të jetë i njëjtë me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, ku do të verifikohe­t pasuria për të gjitha figurat zyrtare. Ligji në fjalë përveç disa ndryshimev­e, është thuajse i njëjtë me atë ekzistuesi­n për ' Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë'. Kështu, ndryshimet që reflektohe­n janë fakti që listës i shtohen zyrtarë që nga deputetë, kryetarë bashkish, kryeminist­ri, apo dhe anëtarë institucio­nesh.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, gjatë bashkëbise­dimit me gazetarët
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, gjatë bashkëbise­dimit me gazetarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania