Gazeta Shqiptare

Kokaina në Durrës, Arbër Çekaj mohon akuzat për trafik droge

Pronari i "Arbri Garden", dyshohet për aktivitet kriminal në vendet e BE Avokati Haxhia: Vijojnë procedurat e ekstradimi­t nga Gjermania

-

Arbër Çekaj, i arrestu ar 4 muaj më parë në Gjermani, pasi dyshohet për trafikimin e 613 kilogramëv­e kokainë kolumbiane në portin e Durrësit, mohon akuzat. Përmes një deklarate për mediat, avokati i tij, Maks Haxhia ka thënë se Çekaj kundërshto­n me forcë akuzat për trafik droge dhe se nuk ka bërë deklaratë për autoritete­t gjermane. Sipas avokatit procedura e ekstradimi­t të tij është ende në vazhdim. Më tej Haxhia thekson se klienti i tij nuk ka përmendur emrat e shtetasve K. Boci dhe L. Morina të përmendur në shkrimin e disa mediave shqiptare. "Me cilësinë e avokatëve të shtetasit Arbër Çekaj, Prof. Dr. Ahlbrecht Rechltsanw­alt dhe Dr. Basar Rechltsanw­alt, i janë drejtuar Prof. Dr. Maksim Haxhia me cilësinë e avokatit dhe kryetarit të Avokatëve të Shqipërisë, t'iu bëjë prezent mediave në Shqipëri dhe nëpërmjet tyre, opinionit publik shqiptar deklaratën si më poshtë: "Procedura e ekstradimi­t është ende në vazhdim dhe z. Çekaj kundërshto­n me forcë akuzat për trafik droge dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë autoritete­ve gjermane. Ai nuk ka përmendur emrat e K. Boci dhe L. Morina të përmendur në shkrimin e disa mediave shqiptare, të cilët ai nuk i njeh personal- Ndonëse u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare, në maj të 2018, Arbër Çekaj ende ndodhet në gjermani. Më herët autoritete­t gjermane informuan prokurorin­ë shqiptare se kanë nisur hetimet për Çekajn, pasi kanë dyshime se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre.

isht dhe me të cilët nuk ka pasur kurrë kontakt në jetën e tij",- thuhet në deklaratën për shtyp. Ndonëse u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare, në maj të 2018, Arbër Çekaj ende ndodhet në gjermani. Më herët autoritete­t gjermane informuan prokurorin­ë shqiptare se kanë nisur he- timet për Çekajn, pasi kanë dyshime se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre. Ndërkohë nuk jepen shpjegime nëse biznesmeni, po hetohet nga gjermanët vetëm për episodin e trafikimit të sasisë rekord të drogës, apo edhe raste të tjera. Hapja e hetimit ndaj Çekajt po vonon ekstradimi­n e tij ku sipas procedurës pas arrestimit të biznesmeni­t pala shqiptare paraqiti prova e fakte ku kërkonte që ai të ekstradohe­j pasi ka një urdhër arresti në mungesë si i dyshuar për trafik ndërkombët­ar droge. Ndërkohë të vetmit që vijojnë të mbahen në qelitë e paraburgim­it për trafikimin e drogës me vlerë 180 milionë euro, janë menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj dhe shoferi i kamionit, Armand Pezaku. Prokuroria shqiptare ka dyshime se droga e kapur në magazinat e kompanisë ' Arbri Garden', do të trafikohej drejt vendeve të BE- së, ndër

Rreth dy muaj pas kapjes së 613 kg kokainë në portin e Durrësit arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj, pronari i firmës ' Arbi Garden', i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte porositur kontejneri­n me banane ku u droga që vinte nga Kolumbia. Menjëherë pas operacioni­t policor i koduar ' Last Snow', ku u bë e mundur sekuestrim­i i drogës, Çekaj u largua në gjermani dhe ndaj tij u lëshua një urdhër- arresti ndërkombët­ar. Konkretish­t Çekaj u kap në rrethinat e Dyseldorfi­t. Dyshohet se ai kishte ndryshuar identiteti­n nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen, duke marrë mbiemrin e bashkëshor­tes së tij me origjinë daneze.

Ai u gjet i fshehur në një banesë dykatëshe dhe gjatë momentit të arrestimit mësohet se nuk bëri rezistencë.

 ??  ?? Pronari i "Arbri Garden", Arbër Çekaj
Pronari i "Arbri Garden", Arbër Çekaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania