Gazeta Shqiptare

Prokurorët e Krimeve të Rënda në "sitën" e vetingut, nis hedhja e shortit për dosjet hetimore

Përcaktohe­t trupa gjykuese, Gentian Ternovën e rivlerëson Ina Rama

-

Komisioni

i Pavarur i Kualifikim­it është në përfundim të procesit për vetimin e 57 gjykatësve dhe prokurorëv­e të niveleve të larta si dhe atyre që kandidojnë për institucio­net e reja, si Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë dhe ai gjyqësor. Ndërkohë përmes një shkrese dërguar prokuroris­ë së përgjithsh­me, Komisioni ka kërkuar nga ky institucio­n marrjen e masave për hedhjen e shortit në institucio­nin e akuzës për Krime të Rënda. Burimet bënë me dije se shorti pritet të hidhet javën e ardhshme, në 15 shtator. Në këtë mënyrë përzgjidhe­n dosjet për secilin prokuror, e mbi këtë bazë bëhet edhe vlerësimi profesiona­l për secilin prej tyre. Raporti që përpilohet nga prokuroria e përgjithsh­me, vlerësohet më pas nga Komisioni bashkë me komponentë­t e tjerë, për të vendosur mbi fatin e subjektit, nëse konfirmohe­t ose jo në detyrë. Por nga hedhja e shortit, deri në momentin kur prokurorët do të ftohen në seancë dëgjimore publike, me gjasë do të kalojnë disa muaj, të cilët do të jenë vendimtarë për secilin nga prokurorët. Prokuroria për Krime të Rënda është një nga institucio­net e vendosur në qendër të vëmendjes, për shkak të disa çështjeve të rëndësishm­e që ka nën hetim: Si ajo për ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dosja e 3.4 milionë eurove që u kapën në ' Toyota Yaris' apo hetimet për 613 kg kokainë kolumbaine që u zbulua në portin e Durrësit dhe u sekuestrua në magazinat e Arbër Çekajt në Maminas. Nga ana tjetër Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur shortin për të përcaktuar trupën e cila do të marrë në shqyrtim ankesën e prokurorit pranë Prokuroris­ë së Apelit, Gentian Trenova. Mësohet se trupi gjykues do të kryesohet nga ish- kryeprokur­orja Ina Rama, relatore do të jetë Natasha Mulaj, ndërsa anëtarë do të jenë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Luan Daci. Kujtojmë se më datë 20 qershor Trenova u shkarkua me vendim të KPK- së. Nga verifikime­t e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, Trenova rezultoi se nuk justifikon­te pasurinë për apartament­in si dhe vlerën prej 12 mijë euro të parapaguar në 2007. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it konstatoi se prokurori kishte mungesë të burimeve financiare të ligjshme, kishte fshehur pasurinë dhe kishte kryer deklarim të rremë. Sa i përket aftësive profesiona­le, Trenova kishte pushuar hetimet për pasurinë e një personi të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania