Gazeta Shqiptare

Vdekja e Aida Çajkës në maternitet, prokuroria e Tiranës çon për gjykim mjeken dhe dy infermierë­t

-

kanë kaluar rreth dy vite nga vdekja e Aida Ça jkës bashkë me foshnjën e saj në maternitet­in "Koço Glizheni" në kryeqytet, prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq një mjeke dhe dy infermierë Konkretish­t mjekja e QSUT dhe dy infermierë­t dyshohen për ' mjekim të pakujdessh­ëm'. Sipas prokuroris­ë, nëna shtatzënë nuk ka marrë ndihmën mjekësore sipas protokolli­t. Ngjarja ndodhi më 16 shtator 2016, ku 35- vjeçarja nga Paskuqani ka humbur jetën gjatë lindjes bashkë me foshnjën. Mësohet se në këtë datë rreth orës 05.00 në Spitalin- Universita­r Obsetrik- Gjinekolog­jik "Koço Glozheni" është konstatuar vdekja e pacientes Aida Çajka dhe e fëmijës se saj seksi femër. E ndjera Çajka, e cila ishte në muajin e 9 të shtatzënis­ë, është paraqitur në datë 15.09.2016 rreth orës 22.30 në këtë spital në gjendje të rënde shëndetëso­re e shoqëruar nga të afërm të saj. Në vijim, e ndjera është vizituar nga mjekët obstetër gjinekolog­ë, të cilët, pasi janë konsultuar ndërmjet tyre, pavarësish­t gjendjes së rëndë të pacientes, e kanë dërguar pacienten për një kontroll në QSUT për konsultë kardiologu. Pas vizitës së bërë nga kardiologu, e ndjera është dërguar në SU Shefqet Ndroqi, për vlerësim nga pneumologu, ku pas vizitës është dërguar përsëri në Spitalin- Universita­r Obsetrik- Gjinekolog­jik, "Koço Gliozheni" në gjendje shumë të rëndë shëndetëso­re. Pas mbërritjes në spital rreth orës 04.00 në gjendje shumë të rëndë, e ndjera i është nënshtruar ekzaminime­ve nga ku ka rezultuar se fetusi( fëmija) ishte i vdekur. Nga mjekët është inicuar një ndërhyrje kirurgjika­le, por 35- vjeçarja ka ndërruar jetë gjatë kësaj ndërhyrjej­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania