Gazeta Shqiptare

Bizneset me xhiro deri në 2 mln, skema e re e tatimit

Tatimet, personat juridikë, nga 0 në 2 mln lekë ja sa taksa duhet të paguani Llogaritja e të gjitha detyrimeve që duhen derdhur

-

Drejtoria e Përgjiths hme e Tatimeve ka përgatitur një skemë, sipas së cilës u bën me dije të gjitha bizneseve që kanë xhiro vjetore deri në 2 milionë lekë detyrimet që kanë për tatime e taksa. Përgatitja e skemës ka nisur pas një fushate që kanë nisur tatimet me mbështetje­n e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim ( BERZH) për informimin të gjerë për tatimpague­sit.

PLATFORMA

Platforma e informimit ofron informacio­n të plotë dhe të detajuar mbi 11 kategori të ndryshme tatimpague­sish. Tatimet kanë dhënë fillimisht informacio­n në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e personave juridikë që kanë një xhiro vjetore të biznesit nga 0 deri në 2 milionë lekë. Person juridik quhet një shoqëri tregtare që preferon të bëjë biznes si person juridik dhe jo si individ, person fizik. Harton një statut të shoqërisë si individ/ person juridik ose me individë të tjerë/ persona të tjerë juridikë dhe merr përgjegjës­i për detyrimet e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtari­së me të gjitha pasuritë e biznesit. Personi juridik regjistroh­et si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Nëse një person juridik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 0 deri në 2 milionë lekë, ai nuk është subjekt i TVSH- së ( përveç kur blen mallra ose shërbime importi për t'i shitur ose ushtron profesion që i nënshtrohe­t TVSH- së pavarësish­t xhiros) dhe tatimit mbi fitimin, por ka detyrime për të deklaruar dhe paguar kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re. Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim ( nëse i ka si përgjegjës­i tatimore) si dhe ka detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Për këtë kategori, Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është me shkallë 0%. Certifikat­a e regjistrim­it ( NIPT- i). Lista e çmimeve të shitjes për çdo mall/ shërbim që ofron.

Njoftim- kujdes për klientët që të marrin kuponin tatimor për blerjet me para në dorë si dhe që kanë të drejtë për të mos kryer transaksio­nin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor. Për dokumentim­in e shitjeve dhe blerjeve duhet të:

Lëshosh kupon tatimor për çdo shitje me para në dorë.

Lëshosh faturë të thjeshtë tatimore, së bashku me kuponin tatimor kur:

Bën shitje tek një tregtar tjetër dhe blerësi individ të kërkon vetë një faturë tatimore.

Lëshon faturë të thjeshtë tatimore në rast se shet mallra ose kryen shërbime me pagesë të mëvonshme në bankë.

Lëshon faturë tatimore nga blloku yt, me shënimin "Faturë e lëshuar nga blerësi", për blerjet që bën nga individë, persona fizikë jotregtarë dhe shëno në të numrin e kartës së identiteti­t të tij, në mënyrë që fatura të jetë e vlefshme për qëllime tatimore.

Plotëso faturat e shitjes me të gjitha të

3. 1. 2. 3. 4. 6. 7.

dhënat e kërkuara: datën, të dhënat e blerësit, emrin tregtar/ emrin e individit, NIPT/ nr. personal, adresën, transportu­esin, përshkrimi­n e mallit/ shërbimit, njësinë, çmimin, vlerën, shumën e faturës, etj.

Bëj mbylljen e kasës fiskale, në fund të çdo dite pune dhe transmeto të dhënat e saj. Të nesërmen regjistrim­i i kuponëve fillon nga e para.

8. 9.

Merr faturë tatimore të thjeshtë ose me TVSH ( në varësi të përgjegjës­isë tatimore të shitësit) për çdo blerje të kryer për biznesin tënd.

Deklarimi i të punësuarve dhe të larguarve nga puna dhe i pagave të tyre: 1.

Marrja në punë dhe largimi nga puna deklarohen në llogarinë elektronik­e: 1 ditë para marrjes në punë. Brenda 10 ditëve nga data e largimit nga puna.

Njihen si shpenzime të zbritshme vetëm pagat që paguhen nëpërmjet sistemit bankar.

2. 3.

4. Detyrimet tatimore që duhen paguar

Shuma e detyrimeve tatimore, llogaritet duke shumëzuar shumën ( bazën) mbi të cilën llogaritet tatimi me shkallën tatimore të caktuar për secilin lloj të tatimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania