Gazeta Shqiptare

Arrestimet e të "fortëve" në Shkodër, gjykata lë 30 ditë në burg Ilir Bajrin dhe 2 të tjerë

Lihet i lirë ish- kampioni i boksit, Astmer Bilali

-

Gjykata

e Shkallës së Parë në Shkodër dje ka lënë në burg tre nga katër personat e arrestuar nga policia, RENEA dhe FNSH pas vrasjeve mafioze të ndodhura kohët e fundit në qytetin verior. Ndërsa, njëri nga personat që u prangos gjatë operacioni­t "Forca e ligjit" është lënë i lirë. Bëhet fjalë për 29- vjeçarin Astmer Bilali ( ish- kampion boksi). Togat e zeza të Shkodrës vendosën masën e sigurisë "Arrest shtëpie" me mbikëqyrje policore. Ndërkaq, trupi gjykues la në burg me afat 30 ditor tre shtetasit e tjerë: Ilir Bajri, Emrah Plaku dhe Erogen Brajoviç, të cilët akuzohen nga prokuroria për armëmbajtj­e pa leje dhe grup të strukturua­r kriminal. Por dy akuzat e ngritura nga prokurorja Esmeralda Ndoci duket se nuk kanë bindur gjyqtaren Irida Kacerja, e cila la në qeli tre nga katër të arrestuari­t vetëm për akuzën e armëmbajtj­es pa leje. Seanca për masën e sigurisë për katër shtetasit u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie. Astmer Bilali, Ilir Bajri, Emrah Plaku dhe Erogen Brajoviç ishin të pranishëm në sallën e gjyqit bashkë me avokatët mbrojtës. Lulzim Karini ka në mbrojtje 36- vjeçarin Erogen Brajoviç, ndërsa tre të tjerët mbrohen nga avokati Bujar Hoti. Gjatë seancës, prokuroria kërkoi "Arrest me burg" për katër shtetasit në fjalë, por pala mbrojtëse ka kundërshtu­ar një gjë të tillë. Në fund Bilali u lirua me masën e sigurisë: "Arrest shtëpie". Ndërkaq, afat 30 ditor për tre të tjerët do të shërbejë që gjykata të njihet me aktet e ekspertimi­t për sekuestrim­et që ka bërë policia dhe provat që prokuroria pretendon. Sipas palës mbrojtëse organi i akuzës nuk ka prova për katër të arrestuari­t, ndaj kërkuan lirimin e tyre. Avokatët mbrojtës deklaruan para gjykatës se armët e sekuestrua­ra nuk kanë lidhje me shtetasit e arrestuar, sepse në dokumentac­ionin përkatës nuk thuhet se ku janë gjetur këto armë dhe të kujt mund të jenë. Sa i përket 6 mjeteve të blinduara që janë sekuestrua­r, sipas avokatëve mbrojtës janë me dokumentac­ion përkatës dhe se nuk ka ndonjë shkelje ligjore. Seanca gjyqësore për vendosjen e masës së sigurisë ishte parashikua­r që të niste në ora 13: 00, por ka nisur për

mbi një orë me vonesë dhe ka përfunduar rreth orës 16: 00. Për afro 3 orë rruga e gjykatës së Shkodrës ( shumë afër qendrës së qytetit) është monitoruar gjatë gjithë kohës nga policia. se. ni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania