Gazeta Shqiptare

Blofi fëmijëror i vetingut të politikanë­ve

-

likun, apo se është një naiv i pashëruesh­ëm që beson tek paktet me kundërshta­rin?

Kësaj dileme mes Bashës mashtrues, apo të papjekur, dikush më dashamirës ndaj tij mund t’i shtonte edhe një të tretë: atë të njeriut që beson tek armët me të cilat politika luhet në Perëndim. Sipas këtij versioni, megjithëse ai është i ndërgjegjs­hëm se kjo sfidë nuk realizohet, kreu i PD- së nuk këmbëngul kot në të. Ai kërkon ta shndërrojë këtë betejë në një vijë demarkacio­ni mes së mirës dhe së keqes. Ai e di që socialistë­t nuk e përballojn­ë dot këtë sfidë, prandaj e hedh atë në treg për të fituar besimin e publikut, për kredibilit­et përpara njerëzve, në fund të fundit, për të treguar se kush është pro krimit dhe kush e lufton atë.

Po në pikën që kanë arritur gjërat në Shqipëri, pyetja që shtrohet është: edhe sikur të jetë kështu, a është efikase kjo rrugë? A mjafton fitorja e betejave të tilla për të ngadhënjye­r në luftën finale?

Natyrisht që jo. Sepse Basha e ka provuar edhe vetë që kjo gjë nuk funksionon. Në çdo vend nor- mal të globit, një pushtet që do ishte mundur edhe në betejën e dekriminal­izimit ( me mbi 20 të zgjedhur të nxjerrë nga politika), edhe në betejën e kanabizimi­t ( ku kreu i rendit rezultoi i lidhur me trafikantë­t), do t’i kishte mbledhur valixhet me kohë.

Por në një arenë si Shqipëria, ku më tepër se votuesit luajnë rol paratë e oligarkëve, të fortit e dalë nga burgu dhe televizion­et servise të qeverisë, të fitosh sfida të tilla politike është krejt e padobishme.

Pra në këtë kuptim, ideja e Bashës për vetingun e politikës është totalisht shterpë: e para, se është e parealizue­shme dhe mbi të gjitha, sepse tashmë është ezauruar koha për të luftuar me mjete normale politike.

Kjo qeveri nuk mbahet më në këmbë, as se është e besueshme, as se ka simpatinë e njerëzve dhe as se ka mbështetje­n e tyre. Ajo qëndron në zyra sepse ka kapur pushtetin financiar, mediatik dhe kriminal.

Prandaj me të nuk konkurrohe­t, as me gjetje ligjore, as me lëvizje shahisti dhe as ngrënie gurësh në damë. Me të janë të pafrytshme lojërat mbi tavolinë. Për të pasur shpresë të fitosh ndaj saj, duhet përmbysur tryeza.

Sa më shpejt Lulzim Basha ta kuptojë këtë, aq më parë do t’u japë fund propozimev­e fëmijërore, si ato për vetingun e politikanë­ve. Sa më vonë që kjo të ndodhë, aq më shumë ai do vazhdojë të jetë fasada false e një regjimi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania