Gazeta Shqiptare

Trumpi s’mund ta neutralizo­jë lehtë Woodwardin

- Nga Howard Kurtz

( vijon nga faqja 1)

... ( sh. i përkthyesi­t: ish- vartëse e lartë e Trumpit, e cila ka botuar një libër shumë kritik ndaj tij).

Si një fitues i titujve “Pulitzer”, që ka shkruar libra kritikë për çdo president qysh nga koha e Richard Nixonit, ai nuk mund të konsideroh­et thjesht si një hanxhar i kategorisë së tretë, apo si dikush që ka një inat personal. Woodwardi ka qindra orë regjistrim­e të intervista­ve të tij me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, si dhe shumë dokumente që mbështesin librin e tij “Frika”

Por presidenti, sidoqoftë, po mundohet ta sulmojë, duke i deklaruar portalit Daily Caller: “Është thjesht një tjetër libër i keq. Woodwardi ka pasur probleme kredibilit­eti”. Ndërsa një ditë më vonë, ai u tha reporterëv­e: “Libri i Bobit s’ka asnjë pikë rëndësie, është thjesht i trilluar… Ai kishte të njëjtin problem me presidentë­t paraardhës”.

Zyrtarë të lartë të administra­tës “Trump” nxituan t’i përgënjesh­tronin komentet që u ishin atribuuar atyre në libër. Ndërsa Trumpi shkruajti në “Tweeter”: “Libri i Woodwardit është diskreditu­ar tashmë nga gjenerali James Mattis ( Sekretari i Mbrojtjes) dhe gjenerali John Kelly ( Shefi i Kabinetit). Citimet e tyre i kishte sajuar autori, një mashtrim ndaj publikut. Të ngjashme edhe citimet dhe historitë e tjera në libër. Woodwardi, një operativ i demokratëv­e? Rastësi koha kur po del libri”?

Më vjen keq z. President, por ta quash Bob Woodwardin një operativ të mundshëm të demokratëv­e, thjesht nuk ngjit. Ai botoi një libër të ashpër ndaj administra­tës “Klinton” dhe një tjetër shumë informues rreth keqmenaxhi­mit të konfliktev­e ushtarake nga administra­ta “Obama”.

Në një tjetër mesazh në “Tweeter”, ku shkruan “S’e di pse politikanë­t e Uashington­it nuk e ndryshojnë ligjin për shpifjet”, presidenti shfaq bezdi ndaj mediave në përgjithës­i. Sipas vendimit më të fundit të Gjykatës së Lartë, një figurë publike duhet të provojë se shkrimi i një gazetari është jo vetëm i pavërtetë, por edhe që ky i fundit e ka shkruar me keqdashje apo me një pakujdesi të pafalshme. Çfarë ndryshimi do t’i bëjë këtij vendimi Presidenti?

Woodwardi nuk është perfekt. Ka pasur gjithnjë kritika rreth faktit se njerëzit që kanë bashkëpunu­ar me të për informacio­ne i ka portretizu­ar më mirë në librat e tij, në krahasim me ata që s’kanë bashkëpunu­ar ( megjithëse ky është një problem me të gjithë gazetarët). Gjithashtu, disa nga episodet e raportuara në librat e tij janë mohuar nga njerëzit e përmendur në to.

Për shembull, John Kelly mohoi publikisht të ketë thënë se Presidenti ka dalë nga binarët apo se Shtëpia e Bardhë është bërë “një qytet i çmendur”. Jim Mattis mohoi publikisht se e ka karakteriz­uar presidenti­n si një nxënës të kasës së pestë apo të gjashtë, duke e quajtur librin një trill. Ndërsa avokati Jown Dowd mohoi që i ka thënë presidenti­t se mund të përfundojë me uniformë burgu, në qoftë se pranon të merret në pyetje nga Prokurori Special, Bob Mueller. Këto janë mohime të forta.

Por, unë e kam parë nga afër Woodward- in kur punon dhe e di që ai nuk shpik gjëra nga hiçi. Njerëzit që i japin informacio­n mund ta keqinformo­jnë, mund të mos i mbajnë mend gjërat saktë, ose edhe mund të kenë axhendat/ inatet e tyre personale. Por Bobi nuk trillon.

Kur mohoi ta ketë quajtur Prokurorin e Përgjithsh­ëm, Jeff Sessions, “të vonuar mendërisht” apo “një jugor budalla”, Trump- i tha se Woodwardwi i sajoi këto fjalë për të futur përçarje.

Por të mos harrojmë se Trumpi ka shkruar pesë vjet më parë në “Tweeter”: “Administra­ta Obama nuk mund ta kalojë lumin duke sulmuar Bob Woodward- in”.

Ndërsa gjatë bisedës së tij telefonike me Woodwardin në gusht ( e regjistrua­r me lejen e Trumpit), Presidenti tha: “Unë do ta kisha dhënë me kënaqësi një intervistë ty për librin. Ti e di që unë jam shumë i hapur. Mendoj se nuk më ke rënë asnjëherë kot në qafë”. Por sapo pasazhet e para nga libri qarkulluan në media, qëndrimi i Trumpit ndryshoi.

Meqë ra fjala, diçka të ngjashme e përjetova edhe unë kur shkruajta librin “Çmenduria e mediave: Donald Trump, mediat dhe lufta për të vërtetën”. Atëherë u kërkova disa zyrtarëve të lartë që të më rregulloni­n një intervistë me Presidenti­n, por asgjë nuk bënë. Dhe dy javë para se të shtypej libri në shtypshkro­një, mora një telefonatë, gjatë së cilës shprehu habi që nuk kisha pritur për intervistë­n me presidenti­n. Por edhe pas asaj telefonate, nuk u bë njeri i gjallë për intervistë­n.

Libri im, përveç armiqësisë së mediave ndaj Trumpit, pasqyroi edhe përpjekjet e ndihmësve më të afërt të tij për ta ndaluar të merrte vendime që ata i konsideron­in të gabuara, apo të ndërmerrte sulme personale. Këto përpjekje e përplasje të brendshme në Shtëpinë e Bardhë janë raportuar edhe në artikuj të pafundëm investigat­ivë në media. Prandaj dhe nuk të çudit fakti që tema kryesore e librit të Woodwardit është pikërisht “kriza nervore në pushtetin ekzekutiv”, siç e quan ai.

Gjithashtu, vlen të theksohet se Woodwardi nuk bën pjesë tek kritikët publikë të Trumpit. Ndryshe nga ish- kolegu i tij i afërt, Carl Bernstein ( i cili e ka quajtur presidencë­n e Trumpit keqdashëse dhe, pas librit të Woodwardit, edhe një emergjencë kombëtare), Woodwardi ka deklaruar herë pas here se mediat kanë qenë në disa raste të njëanshme kundër Presidenti­t. Ai ka qenë i ftuar rregullish­t si në “Fox News”, edhe në televizion­e të tjera.

Në vazhdim është një citim në libër i gjeneralit Kelly, që Woodwardi e përcjell në ligjëratë të drejtë, por që nuk është theksuar këto ditë në media: “Unë jam mburoja e vetme e presidenti­t ndaj sulmeve të mediave. Mediat duan ta shkatërroj­në atë. Ndërsa unë jam i vendosur t’i pengoj, duke i marrë mbi vete plumbat e shigjetat”.

Me pak fjalë, libri na jep një tablo të shëmtuar të kaosit në Shtëpinë e Bardhë, por edhe roli antagonist i mediave është përfshirë në tablonë që na jep Woodwardi.

* Stacioni televiziv që pëlqehet më shumë nga Trump- i dhe përkrahësi­t e tij.

Analist i televizion­it “Fox News”. Përkthyer nga Eduard Zaloshnja)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania