Gazeta Shqiptare

Xhaka shënon, Strakosha mbron, Shqipëria mposht Izraelin

Kuqezinjtë fitojnë të parën në Ligën e Kombeve. Bind Egzon Binaku Mesfushori realizoi golin e fitores në të 55- ën

-

Mrekullitë e Thomas Strakoshës dhe një gol për t'u vendosur në vitrinë i Taulant Xhakës, rikthyen Shqipërinë në rrugën e duhur dhe larguan hijet e shkarkimit për trajnerin Kristian Panuçi. Kuqezinjtë e nisën me këmbën e mbarë kompeticio­nin më të ri në rang përfaqësue­sesh pasi mposhtën 1- 0 Izraelin në "Elbasan Arena". Thomas Strakosha ishte heroi i padiskutue­shëm i Shqipërisë në këtë sfidë me pritjet e tij shpëtimtar­e që ruajtën portën e kuqezinjve të paprekur por edhe Taulant Xhaka rezultoi deçiziv me golin e tij. Rikthimi i gardës së vjetër i dha të drejtë Panuçit pasi aktivizimi i Bashës, Memushajt dhe Xhakës në mesfushë i ndryshoi fytyrën Shqipërisë që dinte të menaxhonte si duhet situatat kur kishte topin në këmbë. Në minutën 7- të Sindrit Guri iu afrua shumë golit të parë me fanellën kuqezi, por e ndali portieri i Izraelit. Në minutën e 30- të Strakosha tregoi të gjitha cilësitë e tij duke evituar një gol të sigurtë pas gabimit të mbrojtësve kuqezi, me gardianin e Lacios që fillimisht ndali goditjen e Kajal nga shumë afër dhe në vazhdimin e aksionit bëri një tjetër pritje të shkëlqyer.

Në të 38- ën tentativa e Memushajt mori kundërpërg­jigjen e portierit Haimov. Në të 41- ën një gabim i rëndë i Gjimshitit në kthimin e topit u duk sikur i dhuroi golin e avantazhit miqve, por Strakosha bëri mrekullinë duke i hequr topin nga këmbët Eran Zahavit kur po i drejtohej vijës fatale. Me rezultatin 0- 0 u mbyll pjesa e parë ndërkohë që pjesa e dytë nisi me një zëvendësim te kuqezinjtë, me Balajn që mori vendin e Gurit. Minuta e 55- të vendosi dhe fatet e kësaj sfide, një kundërsulm i shpejtë i kuqezinjëv­e u shfrytëzua në maksimum nga djemtë e Panuccit, me Xhakën që gjeti goditjen fituese nga limitet e zonës duke kaluar në avantazh kuqezinjtë. Pak çaste më vonë Balaj për pak sa nuk dyfishoi me kokë. Në të 62ën një sprint i frikshëm i Xhakës i dha mundësinë Shqipërisë të shënonte edhe golin e dytë, por goditja e Hysajt pas pasimit të

mesfushori­t të Baselit, për fare pak përfundoi jashtë. Në minutën e 75- të portieri i Izraelit i mohoi golin Hykës ndërsa në minutat e fundit Strakosha u bë sërish protagonis­t me pritjet e tij, duke mbajtur portën të paprekur. Në Elbasan

Arena edhe pse nuk kishte shumë tifozë, ata që ishin të pranishëm u bënë krenarë me Shqipërinë që e nisi me fitoren grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Tashmë vëmendja shkon te sfida e të hënës ndaj Skocisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania