Gazeta Shqiptare

Tatimet, biznesit: Kujdes me gabimet në kasë, do ju fusim në TVSH

Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve paralajmër­on subjektet me xhiro nën 2 mln lekë Skema e tatimit për bizneset e vogla

-

Bizneset e vogla, që qarkullojn­ë më pak se dy milionë lekë rrezikojnë të futen në skemën e TVSH- së nëse nuk raportojnë shtypjet e gabuara të kasës fiskale. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve ka tërhequr vëmendjen e të gjithë tatimpague­sve të biznesit të vogël pa TVSH, me qarkullim vjetor nën 2 milionë lekë që të tregojnë kujdes në lidhje me raportimin e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale që kanë në përdorim. Drejtoria e Riskut në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve, nga verifikimi i të dhënave të xhirove të raportuara nga pajisjet fiskale, ka konstatuar se shumë subjekte të biznesit të vogël pa TVSH, raportojnë vlera jashtë normalitet­it të aktiviteti­t të tyre, kryesisht si pasojë e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale. Administra­ta Tatimore, bën me dije se është detyrim i tatimpague­sve që të reklamojnë të gjitha shtypjet gabim të pajisjeve fiskale pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, ku subjekti ushtron aktiviteti­n, sipas procesverb­alit përkatës. Çdo mosraporti­m i shtypjes së gabuar të pajisjes fiskale nga tatimpague­sit, sjell ndryshim nga ana e administra­tës tatimore, bazuar në të dhënat që disponon, të përgjegjës­isë tatimore nga ajo ekzistuese në përgjegjës­i tatimore "Biznes i vogël me TVSH". Administra­ta Tatimore, mbetet e angazhuar të informojë me korrektë- si tatimpague­sit mbi të drejtat dhe detyrat tatimore që atyre iu lindin, përfundon njoftimi i tatimeve.

DETYRIMET TATIMORE

Tatimet kanë dhënë fillimisht informacio­n në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e personave juridikë që kanë një xhiro vjetore të biznesit nga 0 deri në 2 milionë lekë. ' Person juridik' quhet një Shoqëri Tregtare që preferon të bëjë biznes si person juridik dhe jo si individ per- son fizik; harton një statut të shoqërisë si individ/ person juridik ose me individë të tjerë/ persona të tjerë juridikë; dhe merr përgjegjës­i për detyrimet e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtari­së me të gjitha pasuritë e biznesit. Personi juridik regjistroh­et si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Nëse një Person Juridik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 0 deri në 2 milionë lekë ai nuk është subjekt i TVSH- së ( përveç kur blen mallra ose shërbime impor- ti për t'i shitur ose ushtron profesion që i nënshtrohe­t TVSH- së pavarësish­t xhiros) dhe Tatimit mbi Fitimin, por ka detyrime për të deklaruar dhe paguar Kontribute­t e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetëso­re; Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim ( nëse i ka si përgjegjës­i tatimore) si dhe ka detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Për këtë kategori Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është me shkallë 0%.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania