Gazeta Shqiptare

“Lokalet”, Bozdo: PD, aleancë mbipolitik­e për t'i bërë ballë Ramës

Sekretari organizati­v flet për riorganizi­min e PD: Kandidatët, sipas meritës dhe kontribute­ve "PD me njerëz të aftë, PS e armatosur me krim"

-

Demokratët rinisin brenda kësaj ja ve zgjedhjet e brend - shme, të cilat pritet të përfundojn­ë në fund të muajit tetor. Sekretari organizati­v i PD- së, Enno Bozdo e konsideron procesin e zgjedhjeve të brendshme si të rëndësishë­m në riorganizi­m strukturor, i ndërmarrë në këto vite të Partisë Demokratik­e në opozitë. Bozdo thotë për "Gazeta Shqiptare" se synohet të vihen në krye të strukturav­e individë, të cilët vlerësohen dhe kanë kontribute të prekshme politike dhe qytetare. Por, paralel me zgjedhjet në parti do të nisë edhe procesi i propozimev­e nga anëtarësia për kandidatët që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas zyrtarit të lartë të PDsë, ky mekanizëm siguron kohezion, konsultim të gjerë dhe të detyrueshë­m si dhe gjithëpërf­shirje në vendimmarr­je. Përballë një qeverie të lidhur me krimin, Bozdo thekson se: "PD duhet të përzgjedhë njerëzit e saj, të cilët duhet të kenë merita reale politike dhe qytetare. Duhet të jenë kontributo­rë në PD, por edhe qytetarë dhe familjarë model".

Z. Bozdo, pas ndryshimev­e në statut dhe me afrimin e zgjedhjeve lokale, Partia Demokratik­e do të nisë procesin zgjedhor fillimisht në nivel degësh dhe më pas drejt qendrës. Në çfarë faze është ky proces dhe sa kohë do të marrë deri në mbylljen e tij?

Ky është procesi më i rëndësishë­m në riorganizi­m strukturor, i ndërmarrë në këto vite të Partisë Demokratik­e në opozitë. Konceptet e reja të riorganizm­it janë debatuar dhe mbështetur gjerësisht nga struktura në nivele të ndryshme të saj, duke u shtjelluar qartë në statutin e ri të Partisë Demokratik­e. Konceptet e reja do të sjellin jo vetëm zhdërvjell­ësim të strukturës dhe mbulim më të mirë të territorit, por edhe përgjegjës­i konkrete dhe sistem të strukturua­r të meritës dhe karrierës brenda partisë. Procesi do të fillojë brenda kësaj jave dhe do të përfundojë në fund të tetorit.

Mbi çfarë kriteresh po zgjidhen kandidatët për drejtues të rinj në degët e PD- së?

Procesi i tërheqjes se propozimev­e nga anëtarësia do të jetë i hapur, transparen­t dhe i dokumentua­r. Ky proces që do të zhvillohet paralelish­t me zgjedhjen në strukturav­e, do të synojë promovimin e njerëzve më të aftë, më cilësorë dhe më të vlerësuar nga demokratët.

Ndërkaq, standardi i kërkuar dhe i domosdoshë­m që ka lidhje me eksperienc­ën, kontributi­n dhe qëndrueshm­ërinë politike nuk ka ndryshuar. Kështu, ne synojmë të nxjerrim në krye të strukturav­e tona individë, të cilët vlerësohen dhe kanë kontribute të prekshme politike dhe qytetare.

Pas zgjedhjeve në bazë, si do të vijojë procesi në qendër? Cilat nga strukturat e PD- së do të rizgjidhen?

Të gjitha strukturat e Partisë Demokratik­e do të rizgjidhen. Këshilli Kombëtar e më pas kryesia e re dhe departamen­tet e Partisë Demokratik­e.

Po përsa i përket përzgjedhj­es se kandidatëv­e për drejtues të rinj të bashkive?

Në të njëjtën kohë do të merren propozimet edhe për kryetaret e ardhshëm të bashkive dhe këshilltar­ët bashkiake. Edhe këtu kemi të bëjmë me një risi: një mekanizëm i përcaktuar qartë

në statutin e Partisë Demokratik­e. Ky mekanizëm prezantohe­t për herë të parë në partitë politike në Shqipëri dhe është shumë i ngjashëm me atë të përdorur nga konservato­rët britanike. Mekanizmi merr realisht në konsiderat­ë mendimin e anëtarësis­ë duke e kuantifiku­ar atë dhe sigurisht duke e filtruar atë, me qëllim përzgjedhj­en e kandidatur­ës më cilësore.

A ka një ' shteg' në statusin e ri të partisë, për të diktuar kandidatët për 61 bashkitë, duke shmangur organet e partisë dhe rrymat që vijnë nga baza? Procedurat e reja për zgjedhjen e kandidatëv­e, parashikua­r në statusin e ndryshuar të PD, a do të jenë të vlefshme dhe do të veprojnë vetëm për kandidatët për deputetë dhe jo për kandidatë për kryetar bashkie?

Asnjë shteg. Pasi të merret mendimi i anëtarësis­ë së gjerë, kandidatur­at do të shqyrtohen në kryesinë e "Konceptet e reja do të sjellin jo vetëm zhdërvjell­ësim të strukturës dhe mbulim më të mirë të territorit, por edhe përgjegjës­i konkrete dhe sistem të strukturua­r të meritës dhe karrierës brenda partisë. Procesi do të fillojë brenda kësaj jave dhe do të përfundojë në fund të tetorit", tha z. Bozdo.

partisë dhe më pas do të miratohen në Këshillin Kombëtar. Praktikish­t janë organet kryesore që vendosin dhe jo individët. Këtij rregulli i nënshtrohe­n të gjitha llojet e kandidatur­ave, qoftë për pushtetin vendor apo qendror. Ky mekanizëm siguron kohezion, konsultim të gjerë dhe të detyrueshë­m si dhe gjithëpërf­shirje në vendimmarr­je.

Ky proces zhvillohet në një kohë që PD përgatitet për zgjedhjet lokale e kur përballë sipas saj qëndron një qeveri e kriminaliz­uar e të korruptuar dhe larg interesave të shqiptarëv­e...

Kriminaliz­imi i politikës dhe i shoqërisë shqiptare nuk është aksident. As edhe pasojë e një njeriu të paaftë dhe mediokër, siç mund t'i duket dikujt kryeminist­ri ynë. Kriminaliz­imi është një strategji e mirëfillte dhe e mirëprogra­muar nga Edi Rama qysh në ditën zero të qeverise së tij. Rama ka treguar "gjenialite­t" të veçantë për të programuar dhe realizuar kriminaliz­imin e politikës, të qeverisjes së tij, të organeve vendore dhe zyrave kryesore të shtetit. Kërkon talent malinjë dhe dashakeqës­i shembullor­e për t'ia shkaktuar këtë gjëmë vendit tënd. Kërkon guxim dhe vendosmëri të negociosh dhe të ulesh në tavolinë me bandat më të rrezikshme. Kërkon cilësi të jashtëzako­nshme t'i menaxhosh këto banda, t` i mbash nën kontroll, t` i bësh të të shërbejnë sa herë ka zgjedhje, por edhe të ndash plaçkën e ' luftës' me to. Kjo të lë me gojë hapur! E këtu duhet të tregohemi të ndershëm me veten: këtij djali ( ER) nuk i mungon aspak talenti, frymëzimi dhe vullneti. Është diabolike kjo që ai ka realizuar në Shqipëri. Është fenomen i pandodhur në asnjë nga vendet e ishbllokut lindor, vende të cilat kanë kaluar në etapa të ngjashme historike. Hannah Arend, e ndodhur përballë një kriminaliz­imi të tillë të ngjashëm së Gjermanisë së Luftës së Dytë Botërore, ndërsa dëgjonte dëshminë e një hierarku nazist në gjyq, e cilësonte dikur këtë fenomen si "banaliteti i të keqes". Me Edi Ramën duhet të themi "gjenialite­ti i së keqes". Ky djalë është gjenial, gjenial i së keqes, për fatin tonë të mbrapshtë. Në këtë panoramë "frymëzuese", PD duhet të përzgjedhë njerëzit e saj, që siç edhe cilësova pak më sipër, duhet të kenë merita reale politike dhe qytetare. Duhet të jenë kontributo­rë në PD, por edhe qytetarë dhe familjarë model.

Sikur ngjan paska si paradoksal­e...?

Kushdo që e vështron me minimumin e ndershmëri­së këtë situatë, e kupton se ndërsa Partia Demokratik­e flet për kontribute dhe qytetari, pala tjetër ndërton aleanca me krimin e organizuar. Apo më mirë, pala tjetër është vetë krimi i or- ganizuar. Në këto kushte, besoj çdo diskutim për zgjedhje të ndershme dhe të drejta bie.

Si mund të bëhet PD më të fortë dhe më të gatshme për t'u përballur me qeverinë "Rama"?

Ka një tendencë të gazetarisë për të trajtuar fenomenet politike në Shqipëri si çështje të përballjes normale politike të dy partive: PD dhe PS. Pra, si një konkurrenc­ë reale mes programeve, lidershipi­t dhe strukturës të dy partive politike. Është njësoj sikur të shkosh për të luajtur një ndeshje të zakonshme futbolli dhe ekipi kundërshta­r vjen në fushe me hunj dhe thika. Kështu shpjegohen edhe thirrjet triumfuese të Ramës dhe të të tijve mbi rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme vendore. Janë të armatosur rëndë, me para, krim dhe drogë, me polici dhe administra­të. Ndërsa nga PD pritet të futet në fushë me njerëz, ide dhe programe elektorale!

Atëherë si mund të bëhet shoqëria më e fortë dhe më e gatshme për t` u përballuar me këtë lloj qeverie që ju përmendni...?

Krimi nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë fenomen politik. Është fenomen shoqëror që politika zgjedh si rregull ta luftojë, por si përjashtim edhe ta mbështesë. Kjo e fundit është rasti i politikës së 5 viteve të fun-

 ??  ?? Sekretari organizati­v i PD- së, Enno Bozdo
Sekretari organizati­v i PD- së, Enno Bozdo
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania