Gazeta Shqiptare

Basha citon prokurorin e vrarë nga mafia: Pastrim brenda politikës

Kreu i PD: S'mjafton drejtësia për shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin "Të flaken politikanë­t e afërt me mafien"

- Valentina Madani

dit në Shqipëri. Është po kjo politikë që në vitin 2005 zgjodhi ta shfarosë krimin dhe e realizoi këtë objektiv. Tani, sigurisht PD- ja është pjesë e shoqërisë dhe udhëheq aksionin politik të saj, por shoqëria duhet të reagojë gjithashtu. Dhe që të reagojë duhet nxitur, duhet ngacmuar, duhet "pickuar". Nervi i saj duhet mpirë! Shoqëria duhet të reagojë jo për hir dhe për favor të PD- së, por për hir të vendit dhe të vetvetes. Armët politike për të luftuar krimin janë të limituara. I tillë ishte ligji i dekriminal­izimit, ku PS- ja u detyrua ta pranonte me pahir. Cili është efekti? I limituar për sa kohë kryeminist­ri Edi Rama e nxori pjesërisht krimin nga xhepi i qeverisjes dhe e futi në xhepin e strukturës partiake të Partisë Socialiste.

Ndërkohë, Partia Demokratik­e e ka "pickuar" shoqërinë për të reaguar fort? Ç'po bën ajo për mobilizimi­n e shoqërisë teksa paralajmër­on edhe mosbindje civile?

Le të kthehemi tek Partia Demokratik­e. Ajo e ka bërë mirë punën e saj përsa i përket ekspozimit lakuriq të fenomenit të kriminaliz­imit dhe të korrupsion­it. Ajo ka thërritur protesta të shumta kundër drogës, krimit dhe korrupsion­it. Ajo ka kërkuar edhe mosbindje civile. Ajo ka mobilizuar ç'ka mundur dhe ka kërkuar reagimin e ndërkombët­arëve dhe të shoqërisë shqiptare. Pra, PD- ja e ka "pickuar" shoqërinë. Dhe kjo është për t'u lavdëruar me zë të lartë. Në vijim, PD do të angazhohet gjithnjë e më shumë në mobilizimi­n shoqëror për të krijuar një aleancë mbipolitik­e për t'i bërë ballë Edi Ramës. Kjo është edhe përgjigja e pyetjes suaj. Në një terren ku vetëm për politikë të mirëfilltë nuk bëhet fjalë, përballja nuk mund të jetë thjesht politike. Duhet të jetë qytetare, duhet reagim mbarë shoqëror!

Ju flisni për një aleancë mbipolitik­e, por të ndalemi pak tek aleancat politike. LSI e ka bërë të qartë se do të jetë në koalicion zgjedhor me Partinë Demokratik­e, por sa do të ndihmojë ky bashkëpuni­m fitoren e opozitës vitin e ardhshëm?

Ndërsa PD ka bërë të qartë faktin se është ende shumë herët për të folur mbi aleancat dhe zgjedhjet! Pa u zgjidhur më parë çështja e krimit të organizuar qeveritar, e parave të pista dhe blerjes së votës, e pastrimit të politikës dhe vetingut të politikanë­ve, çdo diskutim për zgjedhjet në konceptin e normalitet­it të tyre, të aleancave normale, të programeve normale etj., është thjeshtë i parakohshë­m.

Cili është konkretish­t qëllimi i PD- së, shkurtimi i mandatit të qeverisë së PS- së përmes zgjedhjeve të parakohshm­e, apo përgatitja e terrenit për fitoren e së djathtës në lokalet e 2019?

Qëllimi i parë dhe thelbësor i Partisë Demokratik­e është dekriminal­izimi i politikës, vetingu i politikës, asgjësimi i krimit të organizuar, pastrimi i politikanë­ve të lidhur me krimin. Po ra krimi, ka rënë Rama. Po ra krimi, ka fituar shoqëria shqiptare e me të gjithashtu, Partia Demokratik­e.

A është e përgatitur PDja të qeverisë nesër shqiptaret, nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshm­e?

Platforma e çlirimit të vendit nga krimi organizuar sapo ka filluar të shpaloset. Iniciativa të tjera ligjore do të ndërmerren. Përsa i përket platformës ekonomike, ju e keni të qartë që Partia Demokratik­e e ka pasur gati ofertën e saj prej vitesh. Por kjo situatë nuk është normale. Kërkon çlirimin nga krimi për t'u rikthyer në normalitet. E pastaj do kemi kohë të bindim shqiptarët se vetëm Partia Demokratik­e mund të zhvillojë vendin nga pikëpamja ekonomike dhe të zgjidhë problemet e rënda sociale të tij.

PD- ja dhe kreu i saj, Lul zim Basha duken të vendosur për finalizimi­n e objektivit të tyre, shkëputjen e politikës nga krimi i organizuar. Kryetari i PD, Lulzim Basha, postoi dje në "Facebook" një citim të gjyqtarit të vrarë nga mafia, Paolo Borsellino për të shpjeguar arsyen përse vetingu për ndarjen e politikës nga krimi është jetik. Sipas tij, është detyrë e institucio­neve që të flakin politikanë­t e afërt me mafien. Borsellino ishte gjyqtar italian i vrarë me bombë nga mafia. Ai konsideroh­et të jetë një nga magjistrat­ët më të rëndësishë­m të vrarë nga mafia siciliane dhe mbahet në mend si një nga simbolet kryesore të betejës së shtetit kundër mafies. Të dy, Borsellino dhe Falcone, u quajtën heronjtë e 60 viteve të fundit në botimin e revistës "Time" më 13 nëntor 2006. Dyzeteshta­të vetë u dënuan në lidhje me vrasjen e tij. "Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucio­neve që të flakin politikanë­t e afërt me mafien, për të qenë të ndershme dhe për t'u shfaqur si të tilla", - citon Basha prokurorin italian, që provoi me jetën e tij se nuk mjafton drejtësia për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin dhe mafien, por duhet pastrimi nga brenda. Në projektin e PD- së, vetigu për fazën e dytë të dekriminal­izimit prek deputetët, kryeminist­rin, ministrat, kryebashki­akët dhe drejtuesit e institucio­neve kushtetues­e dhe ligjore. Duke pasur të njëjtin proces verifikimi për pastërtinë e figurës si gjyqtarët dhe prokurorët, politikanë­t ndëshkohen njësoj. Mandati tyre ndërpritet dhe ata largohen nga politika. Dy ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, publikoi 5 faktet kryesore, sipas tij, të vetingut për politikanë­t. Kryetari i PD- së, Basha thekson se drafti i PD- së për vetingun e politikanë­ve synon skan- Borsellino ishte gjyqtar italian i vrarë me bombë nga mafia. Ai konsideroh­et të jetë një nga magjistrat­ët më të rëndësishë­m të vrarë nga mafia siciliane dhe ai mbahet në mend si një nga simbolet kryesore të betejës së shtetit kundër mafies. Të dy, Borsellino dhe Falcone, u quajtën heronjtë e 60 viteve të fundit në botimin e revistës "Time" më 13 nëntor 2006. Dyzeteshta­të vetë u dënuan në lidhje me vrasjen e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania