Gazeta Shqiptare

Manjani: Shteti në kolaps, si dilet nga gjendja e rëndë

Ish- ministri i Drejtësisë: Pushteti në zenit

-

Ish-

ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shpreh shqetë simin se shteti është në kolaps, duke dhënë 5 propozime se si mund të dilet nga kjo gjendje. "Shteti është në kolaps. Pushteti në zenit. Politika thjesht prodhon llafe. Mendoj se fokusi është ndërtimi i shtetit. Çdo gjë që: 1. Shkëput strukturën e veting nga qeveria dhe faktorë të tjerë politikë. 2. Ndihmon realisht në pastrimin e drejtësisë nga të paaftët, hileqarët dhe të poshtrit. 3. Ndihmon për të ngritur sa më parë Gjykatën e Lartë dhe Kushtetues­e, me gjykatës të mirë dhe profesioni­stë. 4. Pavarëson nga qeveria dhe politika, prokurorin­ë dhe hetimin penal. 5. Ndihmon për të ngritur sa më parë KLGJ, KLP dhe SPAK me emra e CV dinjitoze dhe jo me mbështetje politike. Pra, çdo gjë që ndihmon në hartimin e një kalendari të ri veprimesh për ndërtimin e sistemit të pavarur të drejtësisë, ka pasur dhe do ketë mbështetje­n dhe kontributi­n tim modest!", deklaroi z. Manjani. Sipas tij, zgjidhje teknike ka plot. "Duhet thjesht vullnet për: 1. Ndërhyrë në Kushtetutë ( në nenet tranzitore) 2. Rishikuar të gjitha ligjet e reja jo konsensual­e. 3. Pastruar strukturat e reja nga emra politikë, vulnerabël ndaj politikës dhe te zgjedhur kundër ligjit. 4. Kthyer vetingu në shtratin e gjykimit sipas provave dhe ligjit e jo hamendjeve dhe gjykimit popullor, aq më keq vendimmarr­jes politike! Paralelish­t duhet po i njëjti vullnet për të ndërtuar një sistem zgjedhor të ndershëm dhe përfaqësue­s. Ja, kaq duhet si për fillim! Të tjerat vijnë vetë...", shprehet ish- ministri i Drejtësisë.

imin për deputetët, zyrtarët e lartë të shtetit dhe largimin nga politika të të gjithë atyre që nuk justifikoj­në pasuritë, apo kanë lidhje me krimin. "5 gjërat që duhet të dini për vetingun për politikën. Vetingu është

skaner për deputetë, ministra, zyrtarët e lartë në Shqipëri, përfshirë këtu edhe kryeminist­rin. Vetingu do të largojë politikanë që kanë lidhje me grupe me rekorde të tmerrshme kriminale. Vetingu do të largojë politi-

kanë që nuk justifikoj­në pasurinë e tyre. Vetingu duhet të parashikoh­et në Kushtetutë dhe të miratohet nga 93 deputetë. Partia Demokratik­e ka depozituar draftin në Kuvend me 7 shtator", shprehet z. Basha.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania