Gazeta Shqiptare

Cipras: Disa po përpiqen ta fusin nga "dritarja" çështjen çame

Kryeminist­ri grek flet për negociatat me Shqipërinë

-

Kryeminist­ri

grek, Ale ksis Cipras, deklaroi dje se Greqia mbështet hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it për Shqipërinë, me kusht që Shqipëria të përmbushë angazhimet e veta. Duke folur për negociatat mes dy shteteve, gjatë një konference për shtyp Cipras foli edhe për çështjen çame, duke u shprehur se një çështje e tillë nuk ekziston. Sipas kreut të ekzekutivi­t grek, Shqipëria duhet të rishikojë detin, varrezat dhe librat e historisë. "Negociatat po zhvillohen nga dy ministrat e Jashtëm, janë çështje të vështira, por ndodhen në një nivel të mirë. Është e qartë se që të mbështesë Greqia hapjen e kapitujve për anëtarësim­in e vendit fqinj,

DEKLARATA

Cipras foli edhe për çështjen çame, duke thënë se ajo nuk ekziston. "Gjithashtu, disa përpiqen të fusin nga ' dritarja' çështjen çame. Nuk ekziston kjo çështje", - theksoi kryeminist­ri grek.

duhet që Shqipëria të përmbushë një sërë angazhimes­h. Shumë nga këto angazhime ekzistojnë prej kohësh, që nga viti 2009. E kam fjalën për zonat detare, ndry-

shimin e teksteve shkollore, varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri. Dhe sigurisht, një çështje shumë e rëndësishm­e e reformave janë ato në lidhje me të drejtat e mi- noritetit grek", theksoi z. Tsipras. Sipas tij, çështja çame nuk ekziston, teksa kritikoi edhe zërat grekë se bisedimet për mirëmbajtj­en e piramidave në kufi i kanë interpretu­ar si ripërcakti­m të kufijve ndërmjet të dy vendeve. "Janë dëgjuar shumë për këto negociata. Shumë nga çka janë thënë nuk kanë lidhje me realitetin. Brenda kuadrit të bisedimeve është edhe mirëm- bajtja e piramidave, që shënojnë kufijtë me vendin fqinj dhe disa thanë se po shkojmë të bëjmë një ripërcakti­m kufijsh. Gjithashtu, disa insistojnë të fusin nga dritarja çështjen çame. Nuk ekziston një çështje e tillë dhe sigurisht do të thosha që në këto çështje do të ishte mirë të kishte më shumë konsensus, sepse në çështje kruciale kombëtare duhet të ketë informim, mirëkuptim dhe besim", tha kryeminist­ri grek.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania