Gazeta Shqiptare

Meta- Thaçi: Dialogu me Serbinë garanton njohjen reciproke

Dy presidentë­t takohen në Durrës: Forcim i stabilitet­it rajonal dhe perspektiv­ës europiane "I shërben së ardhmes në BE të të dyja vendeve"

-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në kulmin e debateve për kufijtë takoi dje në Durrës homologun kosovar, Hashim Thaçi duke vënë theksin te vijimi i dialogut me Serbinë. Në qendër të diskutimev­e mes tyre në drekën e punës të zhvilluar në Durrës ishte forcimi i stabilitet­it rajonal dhe perspektiv­ës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët. Në takim mësohet se është diskutuar edhe dialogu Kosovë- Serbi, për të cilin Meta është shprehur se vazhdimi i tij do të garantojë njohje reciproke midis dy vendeve, si dhe do të garantojë të ardhmen e tyre në BE. Meta nënvizoi se është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizim­in përfundimt­ar të marrëdhëni­eve Kosovë- Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE, por edhe një bashkëjete­së të përhershme midis shqiptarëv­e e serbëve në interes të gjeneratav­e të ardhshme. Në takimin mes tyre, dy presidentë­t kanë theksuar se rritja e mëtejshme e shkëmbimev­e të gjithanshm­e midis Shqipërisë dhe Kosovës është një prioritet i përbashkët. "Kënaqësi të takohesha sot ( dje) në Durrës për një drekë pune me Presidenti­n e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimev­e të gjithanshm­e midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitet­it rajonal dhe perspektiv­ës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët. Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizim­in përfundimt­ar të marrëdhëni­eve Kosovë- Serbi, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE, por edhe një bashkëjete­së të përhershme midis sh- qiptarëve e serbëve në interes të gjeneratav­e të ardhshme", shprehet kreu i shtetit, Ilir Meta. Dy ditë më parë, Meta pati një takim dhe me kreun e Vetëvendos­jes, Albin Kurti. Vetë Presidenti Meta publikoi një foto nga takimi në rrjetin social "Facebook", teksa shkruan: "Kënaqësi të takohesha sot me liderin e Vetëvendos­jes, z. Albin Kurti në Karpen". Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë vizita e Vuçiç në Kosovë. Albin Kurti është takuar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha. Gjatë së premtes mbrëma, Kurti takoi ishkryemin­istrin Sali Berishën, i cili e ka akuzuar Hashim Thaçin se është bërë vegël e Beogradit në temën e ndryshimit të kufijve.

 ??  ?? Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me homologun kosovar, Hashim Thaçi, dje në Durrës
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me homologun kosovar, Hashim Thaçi, dje në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania