Gazeta Shqiptare

Përfitoi 8 mijë euro, lihet në burg juristi i Hipotekës së Korçës

Arrestimi, 31- vjeçari Elvis Gjata u denoncua nga personat e mashtruar Prokuroria: Përvetësoi një shumë parash për të zgjidhur një çështje gjyqësore

-

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për juristin e Hipotekës së Korçës. Mbi Elvis Gjateë rëndon akuza e mashtrimit të kryer në bashkëpuni­m, pasi dyshohet se Gjata ka mashtruar disa persona nga Librazhdi. Nga sa bëhet e ditur, i riu u kishte marrë një shumë parash dhe u kishte premtuar se do ndërhynte që çështjen e tyre gjyqësore. Pas disa rasteve ka ardhur edhe denoncimi për mashtrim ndaj tij, ku edhe është vënë në pranga. Sipas organit të akuzës, juristi i mori nëpërmjet mashtrimit 8 mije euro një gruaje nga Librazhdi. Arrestimi i tij u bë gjatë mbrëmjes së të enjtes nga policia e Korçës. 31vjeçari u denoncua nga personat e mashtruar dhe pas hetimit, prokuroria e Korçës lëshoi urdhrin e arrestit. Ndërkaq, bëhet e ditur se ky rast nuk lidhet me detyrën e Elvis Gjatës si jurist pranë ZVRPP- Korçë, pasi ky proces gjyqësor lidhej me një problem tjetër.

ARRESTIMI

Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjes së të enjtes juristin e hipotekës në këtë qytet, pasi në maj të këtij viti ka përvetësua­r një shumë parash prej 8 mijë eurosh. Specialist­ët e Seksionit kundër Krimit EkonomikFi­nanciar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë ndalimin e shtetasit Elvis Gjata, 31 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu, filloi procedimi penal dhe u bë shpallën në kërkim shtetasit E. F., 32 vjeç dhe K. G., 30 vjeç, të dy banues në Korçë. "Këta shtetas në bash- këpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018 i kanë përvetësua­r shumën prej 8000 eurosh, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D. H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokuroris­ë të Rrethit Gjyqësor Korçë bazuar në nenin 143/ 2 të Kodit Penal", thuhej në njoftimin e policisë. Ndërkohë, më herët Hipoteka e Korçës reagoi dhe bëri me dije se nuk ka lidhje arrestimi me punën e tij pranë hipotekës. "Ky rast gjyqësor nuk lidhet me detyrën e Elvis Gjatës si jurist pranë ZVRPP- Korçë, por me një problem tjetër", - thuhej në reagimin e hipotekës.

 ??  ?? 31- vjeçari Elvis Gjata
31- vjeçari Elvis Gjata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania