Gazeta Shqiptare

Aksident i rëndë në aksin Poshnje- Ura Vajgurore, 5 të plagosur

Një makinë tip "Huyndai" përplaset me "Benz"- in

-

BERAT - Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në aksin Poshnje- Ura Vajgurore. Një makinë tip "Huyndai" me targa greke është përplasur me një mjet tip "Benz". Mësohet se mjeti tip "Benz" drejtohej nga Bujar Tallas, ndërsa mjeti me targa greke drejtohej nga Jani Papa, që udhëtonte bashkë me gruan dhe 2 fëmijët. Si pasojë e aksidentit, dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerët që ndodheshin në makinën me targa greke mbetën të lënduar, por jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje më të rëndë është Jani Papa, i cili u transportu­a në Spitalin e Traumës Tiranë. "Në aksin rrugor Poshnje- Ura Vajgurore, tek ish- SMT, një mjet tip ' Huyndai' me targa greke me drejtues shtetasin J. P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip ' Benz' me drejtues shtetasin B. T, 53 vjeç. Për pasojë u dëmtuan shtetasi J. P. dhe tre pasagjerët në mjetin e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip ' Benz', të cilët u transportu­an në Spitalin Rajonal Berat. Drejtuesi i mjetit tip ' Huyndai', shtetasi J. P. u transportu­a në Spitalin e Traumës Tiranë, të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Tuneli i Kërrabës. Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije se në aksident janë përfshirë të paktën katër automjete. Nga përplasja mes tyre, një autoveturë është përmbysur, ndërsa tri të tjera janë dëmtuar pjesërisht. Nga aksidenti tre persona kanë marrë plagë të rënda, kurse dy të tjerë dëmtime të lehta. Mësohet se të plagosurit janë shtetas polakë. Ata janë transportu­ar me urgjencë me autoambula­nca në repartin e kirurgjisë së Qendrës Spitalore të Elbasanit. Të plagosurit janë nën mbikëqyrje­n e ekipit mjekësor të Spitalit të Elbasanit. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania