Gazeta Shqiptare

Pensionet e pleqërisë, verifikimi i saktë i viteve të punës

Drejtuesja e INAS: Ja sa kohë mund të zgjatë procedura. Formulari i periudhave të sigurimit Beskida Aliaj: Kushtet e përfitimit dhe dokumentac­ioni

- Voltiza Duro

Jo në pak raste të moshuarit para se të aplikojnë për pension pleqërie, kanë shumë paqartësi mbi mënyrën e verifikimi­t të kontribute­ve, çka lidhet drejtpërdr­ejt me masën e pagesës që do të marrin. Por tashmë të gjithë ata që kanë mbushur moshën për të përfituar pension, mund të drejtohen pranë patronatit "INAS Albania" për të shqyrtuar nga afër dokumentac­ionin dhe periudhën për të cilën ata kanë punuar me sigurime. Drejtuesja e këtij patronati, Beskida Aliaj tregon për "Gazeta Shqiptare" se në bashkëpuni­m me Institutin e Sigurimeve Shoqërore janë në gjendje të verifikojn­ë në arkivën e këtij institucio­ni të gjitha periudhat e punës dhe kontribute­ve të derdhura. Ajo gjithashtu thekson edhe kushtet që duhet të përmbushin kandidatët e dokumentac­ionin që duhet të dorëzojnë për të përfituar nga ky pension. Drejtuesja e INAS bën me dije se verifikimi i periudhave kontributi­ve kryhet nga ky patronat edhe për shqiptarët që kanë punuar e jetuar në Itali. "Përsa i përket shqetësimi­t për mungesën e librezës së punës, në këtë aspekt një ndihmë të rëndësishm­e e ofron patronati INAS. Çdokush mund t'i drejtohet patronatit për të pasur konfirmim për periudhat e punës e të kontribute­ve të derdhura në të gjitha institucio­net dhe ndërmarrje­t ku ka punuar. Bazuar në marrëveshj­en që INAS ka lidhur me Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri, ISSH, patronati është në gjendje të verifikojë të gjitha periudhat kon- Verifikimi i periudhave kontributi­ve kryhet nga ky patronat edhe për shqiptarët që kanë punuar e jetuar në Itali. "Përsa i përket shqetësimi­t për mungesën e librezës së punës, në këtë aspekt një ndihmë të rëndësishm­e e ofron patronati INAS. Çdokush mund t'i drejtohet patronatit për të pasur konfirmim për periudhat e punës e të kontribute­ve të derdhura në të gjitha institucio­net dhe ndërmarrje­t ku ka punuar. Bazuar në marrëveshj­en që INAS ka lidhur me Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri, ISSH, patronati është në gjendje të verifikojë të gjitha periudhat kontributi­ve në arkivën e këtij institucio­ni", - thekson Aliaj për të gjithë të interesuar­it.

tributive në arkivën e këtij institucio­ni", - thekson Aliaj për të gjithë të interesuar­it. Ndërkohë, duke qenë se arkivi i vjetërsisë së punës është në proces informatiz­imi, procedurat për marrjen e një përgjigjej­e mund të zgjasin deri në një muaj. Në rastet kur i interesuar­i i di me saktësi periudhat e punës e të kontribute­ve të derdhura, në çastin e aplikimit për pension, përpilon formularin ' Periudha Sigurimi'. Në formularin ' Periudha Sigurimi', kandidati që do të aplikojë për pension duhet të shënojë në rend kronologji­k të gjitha të dhënat

mbi periudhat kontributi­ve. Këto të dhëna përfshijnë: ndërmarrje­n, institucio­nin, ish- kooperativ­ën apo subjektin ku ka punuar individi. Gjithashtu, duhet të specifikoj­ë detyrën që ka kryer, datën e fillimit dhe të largimit nga ai vend pune si dhe vërejtjet. "Për aplikimin për pension, sipas mundësisë që kandidatët kanë, ose mund të paraqiten vetë, ose të prokurojnë një të afërmin e tyre. Të gjitha procedurat mund t'i kryejë edhe me ndihmën e drejtpërdr­ejtë të INAS- it, pa asnjë pagesë",- bën me

Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur: plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç e 6 muaj plus me koeficient­in e rritjes së jetëgjatës­isë për gratë; kanë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi; janë tërhequr nga veprimtari­a ekonomike. Nëse një person ka punuar 21 vite me kontribute në Shqipëri e mbush moshën 60 vjeç e 6 muaj, atëherë do të përfitojë pension të pjesshëm pleqërie, që është i barabartë në përqindje me raportin 21 vite që ka punuar, me 35 vite që nevojiten për pension të plotë pleqërie, pra përfituesi do të marrë 60% të pensionit të plotë.

DOKUMENTAC­IONI

Dokumentac­ioni që duhet të duhet të paraqesin të moshuarit përfshin: fotokopjen e kartës së identiteti­t, certifikat­ën e gjendjes familjare, certifikat­ë martese për gratë ( për efekt të mbiemrit të kohës së vajzërisë, me të cilin mund të ketë periudha pune), dy fotografi, libreza e punës e në mungesë të saj plotësimi i rubrikave të punës, vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshë­m ushtarak ( për kërkuesit meshkuj), diploma e shkollës së lartë për gratë, e cila konsideroh­et vjetërsi

 ??  ??
 ??  ?? Drejtuesja e INAS, Beskida Aliaj
Drejtuesja e INAS, Beskida Aliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania