Gazeta Shqiptare

Ekspertja: Si të llogarisni pensionet, formula e saktë

Drejtuesja e patronatit "INAS Albania": Ja shembujt konkretë, bazuar në koeficient­et e indeksimit Pagat e indeksuara nga viti 1994 deri në 2015- ën

- Voltiza Duro

Baza për llogaritje­n e pensionit nuk është më pensioni bazë ( pensioni minimal), por pensioni social. Drejtoresh­a e patronatit "INAS Albania", njëkohësis­ht eksperte pensionesh, Beskida Aliaj tregon për "Gazeta Shqiptare" mënyrën sesi qytetarët mund të përllogari­sin saktë pensionin që u takon në bazë të viteve të punës dhe pagës. Ajo më tej shton se sipas ligjit, iu lind e drejta e përfitimit të pensionit të gjithë individëve të siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, në momentin kur arrijnë moshën e paracaktua­r. "Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji", - theksohet në ligjin "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", përsa i përket pensionit të pleqërisë në vendin tonë. Ndërkohë, personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; apo nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësu­ar. Ndërkaq, nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë të rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim. "Për të lindur e drejta për pension pleqërie, kërkohen dy kushte, që janë vjetërsia kontributi­ve jo më pak se 15 vite kontributi­ve dhe mosha, që përcaktohe­t sipas tabelës së paraqitur në nenin 43 të ligjit ( që ndryshon nenin 92). Aktualisht për vitin 2018 mosha e daljes në pension sipas nenit 43, për gratë është 60 vite e 8 muaj pasi rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056 që arrin në 67 vjeç. Ndërsa për burrat 65 vjeç ( mosha fillon rritet që nga viti 2033 me nga 1 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056)", - thotë ekspertja për ' GSH'. Ndërkaq, ajo shton se vjetërsia e plotë kontribu- tive për të dyja gjinitë është 35 vite e 8 muaj, e cila rritet me 4 muaj në vit për të arritur me 40 vite në vitin 2029.

PËRLLOGARI­TJA

Për llogaritje­n e pensionit të pleqërisë sipas ligjit 104/ 2014, neni 18 i cili ndryshon nenin 32 të ligjit 7703 datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë" përcaktohe­t si më poshtë: Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Ndërkohë, shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social. "Ndërsa shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve, e llogaritur sipas nenit 31 të ligjit 104/ 2014 ( i cili ndryshon nenin 59 të ligjit 7703 datë 11.05.1993 ). Shuma e përgjithsh­me e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social", - thekson Aliaj për ' GSH'. Kjo e fundit bën me dije për të gjithë të interesuar­it se për ta pasur sa më të qartë këtë përllogari­tje, është e nevojshme të dihet se çfarë përfaqëson pensioni social. Ndërkohë, sipas ligjit 104/ 2014, pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fun- dit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshm­e e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social. Masa e këtij pensioni social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014. Ndërsa masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera, do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi. Kriteret, procedurat dhe dokumentac­ioni për pensionin social përcaktohe­n me Vendim të Këshillit të Ministrave. Për llogaritje­n e pensionit përdoret formula: PP ( Pensioni i pleqërisë) = PS ( Pension Social) *( shumëzuar) vjetërsi kontributi­ve të realizuara/ vjetërsi kontributi­ve që kërkohet + 1/ 100* ( shumëzuar) vite sigurimi* ( shumëzuar) BV ( baza e vlerësuar).

"Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji", - theksohet në ligjin "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", përsa i përket pensionit të pleqërisë në vendin tonë.

BAZA E VLERËSUAR

Baza e vlerësuar për llogaritje­n e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. "Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucio­ne dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuar­a me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish- kooperativ­at bujqësore, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave", - bën me dije Aliaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania