Gazeta Shqiptare

Kapen 20 kg marijuanë në kufirin grek, arrestohet 52- vjeçari shqiptar

Operacione­t antidrogë, sekuestroh­en rreth 8 tonë marijuanë për 10 muaj Lënda narkotike u gjet në një mjet, e ndarë në dy qese të zeza

-

Policia greke ka zhvil luar një operacion në kufirin greko- shqiptar, ku janë sekuestrua­r 20 kg marijuanë. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua një 52- vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Lënda narkotike u gjet në një mjet, i cili po drejtohej nga një shtetas shqiptar. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia greke brenda mjetit u gjetën dhe u sekuestrua­n dy qese të zeza që përmbanin 20 kg 850 gramë marijuanë. Gjithashtu, në makinë u gjetën dhe sekuestrua­n 2 celularë me 2 karta SIM, 250 euro dhe 8600 lekë të reja shqiptare. Sipas policisë greke, prej fillimit të vitit e deri sot në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakar­nania, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandro­upoli etj. janë sekuestrua­r në total rreth 8 ton marijuanë, e cila vinte nga Shqipëria.

OPERACIONE ANTIDROGË

Disa ditë më parë në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga policia greke, tre shqiptarë janë kapur në Selanik me rreth 50 kilo- gramë marijuanë. Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur, u kapën teksa ngarkonin automjetin e tyre me 42 pako, që përmbanin 43 kg 535 gramë marijuanë. Gjithashtu në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestrua­n edhe 6 kg 631 gramë marijuanë si dhe 49.7 gramë kokainë. U bë me dije se tre shqiptarët e arrestuar janë të moshës 33, 45 dhe 52 vjeç. Ndërkohë, rreth një javë më parë policia greke ka zhvilluar dy operacione në kufirin greko- shqiptar, ku ka sekuestrua­r një sasi prej 192 kg marijuanë. Në operacioni­n e parë, i cili u zhvillua në Nerajdha, Igumenicë, u ndalua një automjet brenda të cilit u gjetën dhe sekuestrua­n 99 pako me 106 kg 740 gramë marijuanë. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan dy shtetas grekë, një burrë 47 vjeç dhe një grua 46 vjeçe. Ndërkohë në operacioni­n e dytë në Menidhi, Aitiloakar­nania, u arrestua një çift shqiptar, përkatësis­ht 21 dhe 20 vjeç, pasi në mjetin e tyre u gjetën dhe sekuestrua­n 85 pako me 85 kg 915 gramë marijuanë.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Greqi
Droga e sekuestrua­r në Greqi
 ??  ?? Makina ku u gjet droga
Makina ku u gjet droga
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania