Gazeta Shqiptare

Grabitja e katedrales në Korçë, bien në pranga tre të rinj

Prokuroria lëshon 5 urdhërarre­ste, shpallen në kërkim dy minorenë Lihen të lirë Joni Cigare dhe Genci Arifi për mungesë provash

-

Pas grabitjes së kate drales "Ngjallja e Krishtit" në Korçë, më datë 3 shtator, uniformat blu kanë bërë të mundur identifiki­min dhe kapjen e autorëve. Nën akuzën e grabitjes së kasafortës së katedrales së qytetit, policia e Korçës ka arrestuar tre të rinj dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Në pranga përfunduan shtetasit Ronaldo Berberaj, 18- vjeç; Lorenc Berberaj, 18 vjeç, si dhe R. SH, 15 vjeç, banues në Korçë. Ndërkohë, po punohet për kapjen e shtetasve D. H., 15 vjeç dhe M. T., 14 vjeç. Bëhet me dije se janë lënë të lirë dy autorët e arrestuar pak ditë më parë si të dyshuar për vjedhjen e katedrales. Burime nga komisariat­i i Korçës konfirmojn­ë se janë liruar për mungesë provash Joni Cigare dhe Genci Arifi. Arrestimi i tyre erdhi pak orë pas reagimit të klerikëve ortodoksë, por policia e Korçës nuk ka pasur prova të mjaftueshm­e për autorësinë e vjedhjes dhe dhunimit të katedrales nga këta dy persona. Pas lirimit të dy të dyshuarve për mungesë provash, prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arreste për 5 personat e sipërpërme­ndur, dy prej të cilëve vëllezër, me precedentë kriminalë. Sakaq, ndaj tre të arrestuarv­e pritet seanca për caktimin e masës se sigurisë për të parë nëse provat e grumbullua­ra nga policia krijojnë dyshim të arsyeshëm për autorësinë e vjedhjes se objektit të kultit. "Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 03.09.2018, që bën fjalë për vjedhjen e një sasie lekësh në katedralen e qytetit të Korçës, specialist­ët e seksionit për Krimet në Komisariat­in e Policisë Korçë bënë ndalimin e shtetasve Ronaldo Berberaj, 18 vjeç; Lorenc Berberaj, 18 vjeç; R. SH, 15 vjeç, banues në Korçë. Po

punohet për kapjen e shtetasve D. H., 15 vjeç dhe M. T., 14 vjeç, banues në Korçë, bazuar në nenin 134 të Kodit

Penal", thuhet në njoftimin e policisë. Më herët u bë me dije se në grabitje dyshohet se kanë marrë pjesë disa per- sona, të cilët janë fshehur brenda kishës dhe kanë qëndruar aty pas meshës së të dielës. Në orët e para të mëngjesit kanë thyer dhe grabitur arkat ku besimtarët dhurojnë para dhe që Mitropolia e Korçës i përdor në ndihmë të njerëzve të nevojë. Ndërkohë, vetëm në arkën e ndihmave për të vobektit mendohet se janë përvetësua­r rreth 20 mijë lekë. Kujtojmë se grabitja e katedrales në qendër të qytetit të Korçës solli reagimin e Mitropolis­ë së Shenjtë, klerikët e se cilës e vlerësuan të pamjaftues­hme punën e policisë, e cila nuk ka shkuar tek autorët e asnjë objekti kulti të denoncuar si të vjedhur.

 ??  ?? Katedralja e grabitur
Katedralja e grabitur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania