Gazeta Shqiptare

Vuçiç: S'e njohim pavarësinë e Kosovës, s'kemi plane për luftë

Presidenti i Serbisë mbërrin në Skënderaj, vendësit e presin me pankarta Bekim Jashari: Kërko falje për të vrarët në luftë

-

Pas mosarritje­s në një marrëveshj­e mes Kos ovës dhe Serbisë në takimin e së premtes së 7 shtatorit, një reagim vjen nga kreu i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. "Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por as nuk do të nxisë luftë e konflikt në Kosovë", ishin mesazhet që Presidenti i Serbisë u transmetoi qytetarëve serbë të tubuar në Mitrovicën Veriore. Fjalimin e tij, Vuçiç e mbajti në përmbyllje të vizitës dyditore në pjesën veriore të Kosovës. Aty u prit nga një numër i konsiderue­shëm qytetarësh serbë, ndërkohë që qyteti ishte përplot me fotografi e pankarta që i uronin mirëseardh­je Vuçiçit. "Ata që deklarojnë se unë duhet të pranoj pavarësinë e Kosovës deri në fund të vitit, ju garantoj është gënjeshtër", tha Vuçiç. Sipas tij, ai po angazhohet vetëm për një zgjidhje me kompromis dhe paqësore. "Kur u thonë se dua ta ndryshoj kufirin, gënjejnë". "Në fakt unë dua që t'ju mundësoj të gjitha drejtat që ju takojnë në botën e qytetëruar", nënvizoi ai. Vuçiç tha se kishte sjellë me vete plane konkrete për investime në dhjetë komunat e Kosovës të banuara me shumicë serbe. "Se kur do të arrihet marrëveshj­a me shqiptarët - theksoi ai - kjo nuk mund të dihet". Por nuk e përjashtoi mundësinë që qoftë edhe pas 50 vjetësh, serbët dhe shqiptarët të jetojnë në fqinjësi dhe miqësi me njëri- tjetrin. "Nuk është vizioni im për një Kosovë pa shqiptarë apo edhe më keq, një Kosovë pa serbë", tha Vuçiç duke tërhequr vërejtjen se vizioni i tij nuk mbështetet "Janë 15 mijë të vrarë nga lufta, 1600 persona të zhdukur. Janë 128 persona të zhdukur nga komuna jonë, kështu që me plot të drejtë po e kundërshto­jmë vizitën e tij, që është një provokim dhe ringjallje e viteve të ' 98 dhe 99", tha Jashari.

në mite, por në realitet. Ai rikujtoi edhe fundvitet ' 80 dhe vitet e ' 90, kur kishte nisur dhe më pas ishte shpartallu­ar ish- Federata Jugosllave dhe fjalimet e zjarrta të ish- presidenti­t serb, Sllobodan Milloshevi­ç. "Kënduam, kush po thotë e kush po rren, që Serbia është e vogël", tha Vuçiç. Kjo këngë dhe plot mitingje, sipas tij u

mbajtën në Knin të Kroacisë, në Sarajevë apo edhe në Prishtinë. Por, sot si në Knin, ashtu edhe në Sarajevë e Prishtinë, nga një numër i konsiderue­shëm, jetojnë vetëm qindra apo mijëra serbë. "Para 30 vjetësh - theksoi ai - në Kosovë kishte tri herë më shumë serbë se sot". Ai tha se angazhohet për paqe dhe në asnjë mënyrë për "Ata që deklarojnë se unë duhet të pranoj pavarësinë e Kosovës deri në fund të vitit, ju garantoj se gënjejnë. Kur ju thonë se dua ta ndryshoj kufirin, nuk thonë të vërtetën. Në fakt, unë dua t'ju mundësoj të gjitha drejtat që ju takojnë në botën e qytetëruar", tha Vuçiç. luftë. QYTETARËT IA BLLOKOJNË RRUGËN VUÇIÇIT

Dita e dytë e vizitës së presidenti­t serb ka nisur në pjesën veriore të Kosovës, me një shëtitje në lagjen e quajtur "Lugina e Diellit", që përfshin një projekt të qeverisë së Serbisë për ndërtimin e 300 shtëpive për kthimin dhe strehimin e rreth 1 mijë e 500 banorëve serbë të zhvendosur. Ndërkohë, njëri prej lokalitete­ve në agjendën e Vuçiçit, vizita në Banjë të komunës së Skenderajt nuk është realizuar, pasi që një grup qytetarësh shqiptarë nga kjo komunë kanë bllokuar rrugën. Shoqatat e dala nga ish- strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kjo komunë, të mbështetur­a edhe nga politikanë lokalë atje, kanë ftuar qytetarët që të dalin në rrugë që nga orët e mëngjesit, për t'i pamundësua­r Vuçiçit të shkojë në fshatin Banjë. Duke iu përgjigjur kësaj ftese, qytetarët kanë bllokuar rrugën, duke vënë pengesa të ndryshme për të bllokuar qarkullimi­n. Thirrjeve për protestë u janë bashkuar asamblistë dhe përfaqësue­s politikë nga kjo komunë. Edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se Vuçiç nuk mund të kalojë përmes rajonit të Drenicës, pa kërkuar falje për krimet e bëra nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit. "Janë 15 mijë të vrarë nga lufta, 1600 persona të zhdukur, janë 128 persona të zhdukur nga komuna jonë, kështu që me plot të drejtë po e kundërshto­jmë vizitën e tij, që është një provokim dhe ringjallje e viteve të ' 98 dhe ' 99", tha Jashari.

 ??  ?? Aleksander Vuçiç dje gjatë vizitës së tij në Kosovë
Aleksander Vuçiç dje gjatë vizitës së tij në Kosovë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania