Gazeta Shqiptare

Kadri Veseli: Presidenti Vuçiç vazhdoi retorikën e Milloshevi­çit, promovoi veten

Kreu i Kuvendit të Kosovës: Të përgatitem­i për sfidat që na presin

-

Kadri

Veseli, kryetari i Ku vendit të Kosovës, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç edhe me këtë vizitë dëshmoi se liderët e Serbisë po vazhdojnë traditën e Slobodan Milloshevi­çit. Veseli tha se ai nuk ka ardhur për të ndihmuar e mbrojtur serbët në Kosovë, por për të promovuar veten, si gjithmonë me retorikë të vjetër dhe kundër të ardhmes paqësore. Veseli përmes një postimi në "Facebook" ka sqaruar se lejimi i qëndrimit të Vuçiçit tek Liqeni i Ujmanit ka ardhur pas kërkesës së partnerëve ndërkombët­arë, por sipas tij, presidenti serb e keqpërdori edhe këtë leje, duke demonstrua­r mbi pendën e Ujmanit logjikën e hegjemonis­ë politike. "Paqja dhe fqinjësia e mirë kanë qenë dhe mbesin qëllime themelore të shtetit të Kosovës. Kosova beson se rruga e dialogut dhe bashkëpuni­mit është alternativ­a e vetme e mundshme për të tejkaluar mospajtime­t nga e kaluara dhe për të ecur përpara në rrugën euroatlant­ike. Në frymën e këtyre parimeve, ne kemi marrë vendim që të lejojmë vizitën e Presidenti­t të Serbisë. Në bazë edhe të traditës shtetërore, nuk kam dashur të deklarohem para përfundimi­t të vizitës së tij në Kosovë. Dua të theksoj se kam qenë kundër vizitës së tij në Ujman, pasi kam konsiderua­r se një veprim i tillë nuk i kontribuon paqes dhe dialogut në këtë kohë. Por, me insistimin e partnerëve tanë ndërkombët­arë, e lejuam. Konsideroj se demonstrim­i mbi pendën e Ujmanit ka qenë demonstrim i pastër i logjikës së hegjemonis­ë politike, por po ashtu edhe kundër çdo rregulli të sigurisë, pasi nuk ka asnjë lloj praktike demokratik­e që garanton masa të sigurisë për të mbajtur konferencë shtypi mbi pendë", shkruan Veseli. Gjithsesi, kreu i Kuvendit të Kosovës thotë se vizita e tij është mirë që ndodhi, sepse edhe një herë u dëshmua se liderët e Serbisë po e vazhdojnë traditën e Slobodan Milloshevi­çit. "Se ata nuk vijnë për të ndihmuar e mbrojtur serbët në Kosovë, por vijnë për ta promovuar veten. Si gjithmonë me retorikë të vjetër dhe kundër së ardhmes paqësore. Tentimet për të na bllokuar në ecjen tonë, vizitat e shpeshta me tone provokuese në këto 19 vjet, na dëshmojnë se ne duhet të mendojmë dhe angazhohem­i edhe më shumë për forcimin e shtetit të Kosovës. Ne tani jemi në një fazë tejet të rëndësishm­e të dialogut me Serbinë. Zhvillimet e këtyre dy ditëve lidhen me fazën finale të dialogut dhe duhet të na bëjnë bashkë të gjithëve që të jemi sa më të përgatitur për sfidat që na presin", deklaron Veseli. Sipas tij, Kosova, qytetarët e saj, edhe sot e kanë dëshmuar se nuk kanë asgjë kundër serbëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania