Gazeta Shqiptare

Protestat, Haradinaj i anulon lejen Vuçiçit

"O sot o kurrë", presidenti­t serb i zënë "pritë" në veri të Kosovës Thaçi kundër protestues­ve: S'na ndihmon për paqen

-

Presidenti i Serbisë, Ale ksandër Vuçiç zhvilloi vizitën zyrtare në veri të Kosovës. Mëngjesin e djeshëm qytetarë të shumtë në Skënderaj kanë bllokuar aksin rrugor SkënderajM­itrovicë, në kundërshti­m të vizitës së presidenti­t serb, Aleksandar Vuçiç në fshatin Banjë. Protestues­it kanë vendosur kamionë, dru dhe objekte të tjera duke bllokuar rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune. Në protestë është parë edhe zyrtari i PDK- së, Gani Koci. Shoqatat e dala nga lufta kanë njoftuar që më parë për protestën.

NJOFTIMI I PLOTË:

"Nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK- së dega Skënderaj. Të nderuar qytetarë të Skënderajt, veçanërish­t luftëtarë, invalidë dhe familjarë të dëshmoreve. Fillimisht ju kërkojmë falje që po iu shqetësojm­ë në këto orë të vona, por sa po morëm lajmin se Aleksander Vuçiç do të shkelë tokën e Drenicës. Andaj duke ju kërkuar secilit mirëkuptim në një ditë vikendi për shqetësimi­n tuaj, na falni por duhet t'ju ftojmë në protestë, sepse po vjen pa kërkuar falje një president i një shteti që ka vrarë, masakruar dhunuar popullatën e pa fajshme nga foshnja e posalindur deri tek mosha ma e thyer, zgjohuni në këmbë të gjithë ta ndalojmë Vuçiçin që të mos shkelë në tokën e Drenicës. Asnjë zyrtar i shtetit serb që ka shkaktuar dhunë dhe vuajtje në Kosovë nuk do të duhej të lejohej të hynte në Kosovë pa kërkuar falje. Takohemi të gjithë në sheshin ' Adem Jashari' në orën 06: 00 në mëngjes për t'i bllokuar të gjitha rrugët që qojnë në Banjë, fshat ky në tokën arbërore ' o sot o kurrë'", thuhet në njoftimin e veteranëve të UÇK- së, dega në Skënderaj.

Agjenda e Vuçiçit në ditën e dytë të vizitës në veri të Kosovës:

Në orën 08: 00 viziton Qendrën Shëndetëso­re në Mitrovicë.

Në orën 08: 30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.

Në orën 09: 15 do ta vizitojë fshatin Banjë.

Në orën 11: 15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë.

Në orën 13: 00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.

Të premten Vuçiç ka qëndruar në Zubin Potok, Gazivodë, Leshak, Leposaviç e Zveçan. Ndërkaq, pas pro- testës dhe bllokimit të rrugës në aksin rrugor SkënderajM­itrovicë, në kundërshti­m të vizitës së presidenti­t serb, Aleksandar Vuçiç në fshatin Banjë, nuk ka ndenjur pa reaguar dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një statusi në "Facebook", Thaçi thotë se e mirëkupton plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, por se në kohën kur është duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve nuk ndihmojnë.

Statusi i plotë: "Qeveria e Republikës së Kosovës, ditë më parë kishte miratuar kërkesën për vizitën e Presidenti­t të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë itinerarin e saktë. Por, për shkak të rrethanave të reja të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të vetë delegacion­it të presidenti­t serb, sot qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e viz- "Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam kërkuar tërheqjen për lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të presidenti­t serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë", - ka shkruar Haradinaj.

itës së tij në fshatin Banjë. Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revoltën e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës, janë ende shumë të freskëta. Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë. Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komuniteti­t serb në fshatin Banje, për pamundësin­ë e realizimit të kësaj vizite. Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptim­it dhe komunikimi­t njerëzor. Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit". Nga ana tjetër, kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës që të tërheqë lejen e dhënë për vizitë të presidenti­t serb, Aleksander Vuçiç në zonën e Drenicës. Përmes një postimi në "Facebook", Ramush Haradinaj thotë se siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. "Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam kërkuar tërheqjen për lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të presidenti­t serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë", - ka shkruar Haradinaj. Vendimi i kryeminist­rit Ramush Haradinaj vjen pas protestës së qytetarëve në zonën e Drenicës. Ata bllokuan aksin rrugor SkënderajM­itrovicë, në kundërshti­m të vizitës së presidenti­t serb Aleksandar Vuçiç në fshatin Banjë. Protestues­it vendosën kamionë, dru dhe objekte të tjera duke bllokuar rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune, të cilin Vuçiç kishte planifikua­r ta vizitonte në orën 09: 15.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania