Gazeta Shqiptare

Anulimi i lejes nga Kosova, reagon kreu i Serbisë: Do kaloj nga rruga dytësore

Mediat: Polica kosovare ndalon Vuçiçin të shkojë në Drenicë

-

Edhe

pse është bërë ndalesa nga qeveria e Kosovës si dhe protestat e bllokimi i rrugës nga qytetarët në Drenicë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u nis drejt Drenicës për të vizituar fshatin Banjë në Skënderaj, por është ndaluar rrugës nga policia e Kosovës. Siç raportojnë mediat serbe, policia e Kosovës ka ndaluar automjetin në të cilin udhëtonte presidenti Vuçiç duke mos e lejuar të shkojë në Banjë. Gazeta serbe "Novosti" shkruan se presidenti Vuçiç ka biseduar me policët, për të pro- vuar të vazhdonte rrugën. Pavarësish­t vendimit të kryeminist­rit të Kosovës, Ramush Haradinaj për anulimin e lejes që të vizitojë fshatin Banjë të Skenderajt, Vuçiç ka vendosur të provojë të shkojë atje. Ndërkaq një reagim ka ardhur edhe nga vetë Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, pas bllokimit të hyrjes për në fshatin e Banjës. Ai ka thënë se do përdorë rrugë dytësore për të shkuar në Banjë, në kuadër të vizitës dyditore në veri të Kosovës. "Do të provojmë përmes rrugëve dytësore të shkojmë, por vështirë se do t'ia dalim", ka thënë Vuçiç, transmeton televizion­i serb, ' RTS'. Ai ka porositur gazetarët e mediave serbe që të mos shkojnë me të, por të qëndrojnë në Mitrovicë. Presidenti serb duke folur për protestën dhe bllokadën e rrugëve në Drenicë tha se gjërat duhet të zgjidhen me fjalë. "Unë jam duke u angazhuar fuqimisht në ruajtjen e paqes ndërmjet popullit të Kosovës dhe Serbisë. Gjërat duhet të adresohen me fjalë dhe me mendje, jo me mjete të ndryshme dhe armë", - tha Vuçiç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania