Gazeta Shqiptare

Mënyrat efektive për trajtimin dhe parandalim­in e hematurisë

-

meve ose medikament­eve si panxhari, manaferra ose laksativi Exlax. Në këto raste, ngjyra normalizoh­et mbas disa ditësh, megjithatë për të qenë i sigurt nëse me të vërtetë në urinë nuk ka gjak, duhet kryer një vizitë te mjeku.

Mund të na përmendni disa prej shkaqeve kryesore të hematurisë?

Hematuria është pasojë e rrjedhjes së gjakut në urinë nga roskopike, por kjo sëmundje mund të shkaktohet edhe nga prostata e zmadhuar apo sëmundjet e veshkave. Hematuria e dukshme mund të jetë shenjë e një kanceri të avancuar të veshkës, vezikës ose prostatës. Fatkeqësis­ht, këto sëmundje mund të mos shfaqin shenja dhe simptoma në fazën e hershme, fazë kur ato janë më të trajtueshm­e. Edhe anemia falciforme ( një lloj anemie), e cila është një defekt i trashëguar i hemoglobin­ës në rruazat e kuqe të gjakut, mund të shkaktojë hematuri makroskopi­ke ose mikroskopi­ke. Ndërkohë dëmtimet e veshkës nga aksidentet ose përplasjet sportive mund të shkaktojnë daljen e gjakut në urinë, por edhe medikament­i kundër kancerit, cyclophosp­hamide dhe penicilina mund të japin hematuri.

Cilët janë disa prej faktorëve influencue­s në zhvillimin e sëmundjes?

Pothuajse çdo njeri mund të konstatojë gjak në urinë duke përfshirë edhe fëmijët. Faktorët që mund të influencoj­në në këtë janë mosha, një infeksion i ri, historia familjare, medikament­et, ushtrimet fizike të mundimshme. Gjatë jetës së tyre, më shumë se gjysma e grave do të kenë të paktën një herë infeksion të traktit urinar e shoqëruar me hematuri. Meshkujt e rinj janë më të predispozu­ar për të pasur gurë në veshka ose sindromin Alport, një nefrit i trashëguar, të cilat mund të shoqërohen me hematuri.

Si bëhet diagnostik­imi i hematurisë?

Ekzaminimi fizik përfshin dhe diskutimin e historisë familjare. Përveç rruazave të kuqe, analiza e urinës mund të vërë në dukje një infeksion të traktit urinar ose prezencën e mineraleve që shkaktojnë gurë të veshkave. Në ekzaminime­t imazherike përfshihet CT skaneri, rezonanca magnetike ose eko e aparatit urinar. Ndërsa cistoskopi­a konsiston në futjen e një tubi të hollë, i pajisur me një kamera në vezikë, për të parë nga afër vezikën dhe uretrën me qëllim gjetjen e shkakut. Ndonjëherë shkaku i hematurisë nuk mund të zbulohet. Në këto raste rekomandoh­et një ndjekje e vazhdueshm­e sidomos kur ekzistojnë faktorë predispozu­es për kancerin e vezikës si duhani, ekspozimi ndaj toksinave të mjedisit ose mjekimi me rreze.

Si realizohet sëmundjes?

Vetë hematuria nuk ka një trajtim të veçantë. Mjeku përqendroh­et në trajtimin e shkaktarëv­e. Këtu mund të përfshihet: përdorimi i antibiotik­ëve për çrrënjosje­n e infeksioni­t të traktit urinar, përdorimi i medikament­eve për zvogëlimin e një prostate të zmadhuar, mënyra të ndryshme për heqjen e gurëve nga vezika urinare ose veshkat. Nëse shkaktarët e hematurisë nuk janë serioze, trajtimi s'është i domosdoshë­m.

Si mund të parandaloh­et sëmundja?

Në përgjithës­i nuk është e mundur të parandalos­h hematurinë, megjithatë ka disa veprime që pakësojnë rrezikun e disa sëmundjeve që e shkaktojnë atë. Për të pakësuar rreziqet e infeksione­ve të traktit urinar, rekomandoh­et pirja e sasive të mëdha të lëngjeve, të zbrazet urina kur ke ndjenje urgjente për të urinuar si dhe të urinohet mbas kontaktit seksual. Femrat duhet të fshihen mbas urinimit në drejtim nga mbrapa përpara. Të evitohet përdorimi i prodhimeve higjienike femërore, që mund të irritojnë organet gjenitale. Për të pakësuar mundësinë e krijimit të gurëve duhen pirë sasi të mëdha lëngjesh, të kufizohet përdorimi i kripës, proteinave dhe ushqimeve që përmbajnë oksalate si spinaqi dhe panxhari. Rreziku i kancerit të vezikës mund të pakësohet duke ndërprerë pirjen e duhanit, duke evituar ekspozimin në mjedise me kimikate dhe duke pire sasi të mëdha lëngjesh. Për të parandalua­r formimin e kancerit të veshkës duhet te ndërpritet duhani, të mbahet një peshë trupore normale, të përdoret dietë e shëndetshm­e, të bëhet jetë aktive dhe të shmanget ekspozimi në mjedise me substanca toksike.

 ??  ?? Mjeku urolog, Rezar Rusi
Mjeku urolog, Rezar Rusi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania