Gazeta Shqiptare

Shqiptarë, rrini të qetë! Kosova ka ende burra

- Nga Spartak Ngjela

( vijon nga faqja 1)

. . . Jashari është ende gjallë, kurse këta shqiptarë, që të përjargen ty, janë pilivesa…". Angela Merkel në Shkup, me fjalën e saj, e shkatërroi përfundimi­sht planin ogurzi të ndarjes së Kosovës. Esadistët në Tiranë dhe në Prishtinë, sigurisht që janë në hall të madh, se menduan që me ndarjen e Kosovës të krijonin shpërbërje­n e dy shteteve shqiptarë me destabiliz­im. "S'ka ndarje!" - tha shefja e madh e Europës. "Fjala e saj është ligj", tha Vuçiç nga liqeni i Kosovës, por me zë të drobitur. Vuçiç nga Mitrovica merr në telefon Erdoganin në Stamboll. E dini cili është nënteksti i kësaj bisede? "Rexhep, po na i marrin shqiptarët të gjitha tokat e tyre që ju na i dhatë që nga viti 1878 e deri në vitin 1913". Po cila mund të jetë ndihma që do t'i japë Erdogani? Kuptohet: mbështetje­n e Ramës dhe të Thaçit. Po kush i pyet këta në Shqipëri! Po të shohim tani dhe diçka: si do të precipitoj­në ngjarjet? Sigurisht në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Në Selanik ka trazira për emrin e ri të Maqedonisë, kurse politika shqiptare në Shkup është memece. Se është e korruptuar. Blijini! Thoshte kryeminist­ri serb për krerët e shqiptarëv­e, në fillim të shekullit të XX. Dhe i blenë. Por ajo që bie negativish­t sot në sy, është fakti që emigracion­i shqiptar në Perëndim, edhe pse i ka sytë nga Shqipëria dhe nga Kosova, nuk është aktiv. Sot në emigracion­in shqiptar në Perëndim ka njerëz me vlerë, po nuk janë aktivë. Sepse siç duket, nuk e kanë të qartë se çfarë po ndodh. Duhet të imitojnë shqiptarët e mëdhenj të Rilindjes Kombëtare që krijuan shoqata dhe komitete në Europë, në Amerikë, madje edhe në Egjipt dhe e shpëtuan Shqipërinë nga likuidimi tërësor. Sot është e njëjta situatë si atëherë, sepse prapë janë bërë bashkë Moska, Beogradi dhe Stambolli për të shpërbërë Shqipërinë. Këta po i tremb shumë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe janë hedhur në sulm me esadistët në Tiranë dhe në Prishtinë, kundër bashkimit shqiptar. Por dita e sotme ishte një fakt i ri për ringritjen e historisë së Shqipërisë, e cila ka filluar në vitin 1999 dhe duhet të shkojë deri në albanizmin real të Ballkanit Perëndimor. Dhe do të shkojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania