Gazeta Shqiptare

Panuçi: Ndaj Skocisë do të japim më të mirën

Trajneri driblon çështjen "Kaçe": Pyesni Çarçanin përse nuk ju ka njoftuar Italiani kërkon rezultatin pozitiv në Gllasgou

-

Gjimshitin dhe Veselin.

Veseli dhe Gjimshiti kanë bërë një ndeshje të mirë, gabimet ishin vetëm teknike. Më kanë bindur me formën e duhur.

Fakti që Gjimshiti është shtatlartë i jep përparësi…

Do të mbrohemi në të gjitha mënyrat dhe duhet të jemi të përgatitur në të gjitha situatat, sepse Skocia sulmon dhe kundërsulm­on me shpejtësi.

Çfarë ju bëri të ndryshonit mendim për Kaçen?

Na është dëmtuar Lila. Kaçe ka pasur një dëmtim, nuk ka luajtur në tri ndeshjet e fundit. Do të jetë në stol, ndoshta për të na dhënë ndihmë në pjesën e dytë.

Grumbullim­i i Kaçes u mor vesh nëpërmjet rrjeteve sociale, s'do të ishte më serioze sikur të jepej një njoftim zyrtar?

Sot bota rrotullohe­t nga rr jetet sociale. Çfarë mund të them, nuk e kam postuar unë në "Instagram". Faji në këtë rast është i zyrës së shtypit.

A është Shqipëria favorite e grupit?

Nuk jemi favo r i t ë , jemi në të njëjtin nivel me tri skuadrat. Të shpresojmë që të marrim rezultat pozitiv me Skocinë. Për të fituar grupin duhet derdhur shumë djersë.

Një federatë për turp, lojtarët hyjnë e dalin pa të keq në listë

Vazhdojnë çudirat me Kombëtaren, por edhe me FSHF- në! Të gjitha mediat e marrin vesh nëpërmjet Ergys Kaçes, që grum- bullimin apo rithirrjen në Kombëtare e tregon vetë nëpërmjet postimit në "Instagram"- in e tij. Ndërkohë, pak minuta më parë, i pyetur për rikthimin e Kaçes, se pse është mbajtur i fshehtë dhe nga ana e FSHF- së nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar, trajneri Kristian Panuçi, thotë se e ka thirrur sepse nuk ka gati Andi Lilën. Dashur pa dashur, trajneri Panuçi del blof, sepse edhe për Andi Lilën askush nuk e di pse nuk është në grumbullim për ndeshjen e sotme ndaj Skocisë. Kjo tregon edhe njëherë një mungesë të theksuar seriozitet­i në Kombëtaren tonë. Ndërkohë, trajneri Kristian Panuçi, në konferencë thotë se nuk është faji i tij, por i kalon "topin" FSHF- së dhe shefit të marrëdhëni­eve me shtypin, Gerti Çarrçanit. "Pyesni Çarçanin, e ka ky fajin, nuk e kam unë që nuk është publikuar në media për largimin e Grezdës".

500 tifozë shqiptarë në Skoci, ja çmimet e biletave

Shqipëria do të përballet në "Hampdem Park" të Gllasgout me Skocinë në takimin e vlefshëm për Grupin 1 të Ligës C. Pas triumfit në "Elbasan Arena" ndaj Izraelit, djemtë kuqezinj do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv në Ligën e Kombeve. Në stadium priten rreth 20 mijë tifozë skocezë dhe afro 500 shqiptarë. Biletat për ti- Vazhdojnë çudirat me Kombëtaren, por edhe me FSHF- në! Të gjitha mediat e marrin vesh nëpërmjet Ergys Kaçes, që grumbullim­in apo rithirrjen në Kombëtare e tregon vetë nëpërmjet postimit në "Instagram"- in e tij. Ndërkohë, pak minuta më parë, i pyetur për rikthimin e Kaçes, se pse është mbajtur i fshehtë dhe nga ana e FSHF- së nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar, trajneri Kristian Panuçi, thotë se e ka thirrur sepse nuk ka gati Andi Lilën. fozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm për të përkrahur Kombëtaren në "Hampden Park" do të kushtojnë nga 5 deri në 30 paund. Çmime tepër të ar- syeshme për të gjithë futbolldas­hësit që jetojnë pranë Skocisë.

KAPITENI RRËFEN MENDIMIN PËR BINAKUN

Agolli: Kam dhënë maksimumin, nuk e di kë do të zgjedhë trajneri

Kapiteni Ansi Agolli ishte i pranishëm në konferencë­n për shtyp së bashku me trajnerin Panuçi, ku foli për sfidën e nesërme ndaj Skocisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Mbrojtësi tregoi se dëshira e tij, si e çdo lojtari është të luaj titullar, por gjithsesi e rëndësishm­e është që skuadra të marrë rezultat pozitiv. 35- vjeçari nuk nguroi të kompliment­onte edhe debutimin e Binakut dhe Gavazajt me fanellën e Kombëtares.

Të vjen keq që del në konferencë­n për shtyp si kapiten, por nuk je në fushë?

Nuk më vjen keq që jam në konferencë. Çdo kapiten e ka për detyrë të vijë këtu. Trajneri e tha mjaft saktë, nuk kam çfarë përsëris. Normale që çdo lojtar vjen në ekipi kombëtar për të luajtur. Zgjidhjet i bën trajneri. Rëndësi ka që skuadra të ecë përpara dhe nesër të marrë rezultat pozitiv.

Ka luajtur kundër Sëlltikut me Karabakun, a ua ke transmetua­r shokëve të skuadrës në lidhje me atmosferën?

Shokët e skuadrës e kanë parasysh çfarë atmosfere do jetë nesër në stadium. Do jetë mjaft e mirë për çdo futbollist që do të luajë nesër në stadium. Duhet ta shfrytëzoj­më pozitivish­t në lojë dhe të japim më të mirën.

Formacioni nuk bëhet i ditur, a do të jesh në fushë?

Kam bërë maksimumin tim. Besoj jam në një formë të mirë. Nuk e di, trajneri e tha që akoma nuk është zgjedhur formacioni, le të presim. Shpresoj të jem.

Çfarë mendimi ke për Binakun?

Mendoj që ka bërë paraqitje mjaft të mirë. Më bëri përshtypje adaptimi me grupin në një kohë mjaft të shkurtër. Kjo është diçka pozitive. Po kështu edhe Gavazaj, sepse edhe ai e kishte ndeshjen e parë. E kaluan ketë provë. Fjalët janë mjaft pozitive.

Kemi ardhur në Gllasgou për të bërë më të mirën dhe për të kërkuar fitoren. I dimë të metat dhe përparësit­ë tona pozitive. Do të luajmë ndaj një skuadre të ' plagosur' në një ambient të vështirë, që ka humbur 4- 0 me Belgjikën. Do të bëjmë më të mirën për të marrë fitoren. Do ta tentojmë. Pas ndeshjes do të flasim nëse do të jemi të kënaqur me një pikë. Kapiteni Ansi Agolli ishte i pranishëm në konferencë­n për shtyp së bashku me trajnerin Panuçi, ku foli për sfidën e nesërme ndaj Skocisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Mbrojtësi tregoi se dëshira e tij, si e çdo lojtari është të luaj titullar, por gjithsesi e rëndësishm­e është që skuadra të marrë rezultat pozitiv. 35- vjeçari nuk nguroi të kompliment­onte edhe debutimin e Binakut dhe Gavazajt me fanellën e Kombëtares.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania