Gazeta Shqiptare

Kampionët e botës, shumë të fortë për Holandën

Mbape dhe Zhiru çojnë "gjelat" te fitorja. Italia luan shansin e radhës kundër Portugalis­ë Alioski nderon Maqedoninë ndaj Armenisë

-

Liga e Kombeve ka vi juar me përballje tepër interesant­e, teksa Francë- Holandë u mbyll në rezultatin 2- 1. Pas barazimit në transfertë ndaj Gjermanisë, kampionët e botës gjejnë fitoren përballë skuadrës së Kuman. Për "tulipanët", kjo ishte sfida e parë në Ligën e Kombeve, ku Mbape e Zhiru vulosën suksesin e bluve. Qipro- Sloveni u mbyll në 2- 1 dhe Lihtenshte­in- Gjibraltar 2- 0. 2 Për sa u përket takimeve të luajtura në orën 18: 00, kanë triumfuar të gjitha ekipet vendëse. Danimarka mposht Uellsin me rezultatin 2- 0, Bullgaria "surprizoi" Norvegjinë duke e mposhtur 1- 0. Ndërkohë që Maqedonia dominoi ndaj Armenisë, duke e mposhtur 2- 0 me 5 lojtarë me origjinë shqiptare në fushë. Bëhet fjalë për Musliun, Bejtullain, Elmazin, Bardhin dhe Alioskin. Ky i fundit shënoi edhe golin e parë me penallti. Sfida Gjeorgji- Letoni përfundoi me rezultatin 1- 0. Në orën 15: 00 u zhvillua sfida mes Ukrainës dhe Sllovakisë, që përfundoi me rezultatin 1- 0 në favor të skuadrës së Shevçenkos.

SOT ITALIPORTU­GALI

Italia vazhdon të jetë një skuadër në agoni. Moskualifi­kimi në Botëror u shoqërua me largime dhe ndryshime nga drejtuesit e federatës së futbollit, tek trajneri dhe lojtarët. UEFA Nations League konsideroh­ej se do të ishte fillimi i një cikli të ri dhe premtues, por në fakt ndeshja e tyre e parë në Bolonja kundër Polonisë nuk rezultoi e tillë. Një barazim i arritur falë një penalltie, një skuadër që ende nuk arrin të shfaqë më të mirën e saj. Ndalesa e radhës në Ligën e Kombeve do të jetë transfertë kundër Portugalis­ë, me këta të fun- dit që kanë një mungesë të madhe siç është Cristiano Ronaldo. Luzitanët i dhanë lamtumirën Botërorit në fazën e 1/ 8 në sfidën kundër Uruguait. Gjithsesi, skuadra po kalon një periudhë pozitive që prej Europianit "Francë 2016" të fituar prej tyre e deri në ndeshjet e tyre të fundit të shpërndara mes miqësoreve dhe sfidave të Botërorit. Në 10 përballjet e fundit Portugalia regjistron vetëm 2 humbje, ndërkohë që barazimet janë rezultati më i shpeshtë që kanë siguruar plot 5 herë, teksa 3 janë fitoret. Në kampin tjetër, Italia njeh vetëm një fitore në 8 ndeshjet e fundit, gjithsesi përballë Portugalis­ë janë të kaltrit që kanë një bilanc më pozitiv duke fituar 6 nga Italia vazhdon të jetë një skuadër në agoni. Moskualifi­kimi në Botëror u shoqërua me largime dhe ndryshime nga drejtuesit e federatës së futbollit, tek trajneri dhe lojtarët. UEFA Nations League konsideroh­ej se do të ishte fillimi i një cikli të ri dhe premtues, por në fakt ndeshja e tyre e parë në Bolonja kundër Polonisë nuk rezultoi e tillë.

7 duelet e fundit, teksa luzitanët për këtë vit nuk kanë fituar asnjë ndeshje përballë një kombëtarej­e europiane. Tri pikët janë synimi i përbashkët i të dy përfaqësue­seve, të kaltrit për t'i dhënë vetës pak optimizëm në një situatë aspak të këndshme, portugezët për të treguar se dhe pa Ronaldon, ata mund të fitojnë

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania