Gazeta Shqiptare

Mundësi studimi në Shtetet e Bashkuara

Programi ' Yes', mundësi shkollimi falas për një vit Ambasada: Kriteret që duhet të plotësoni

- Voltiza Duro

Të gjithë nxënësit e kla save të 10- ta ose të 11ta, që duan të ndjekin studimet në Amerikë, tashmë mund të mësojnë më shumë mbi programin që e ofron këtë mundësi. Ditën e djeshme ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi bën me dije se programi ' Yes', i financuar nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit, u ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar aty pa pagesë. "Jeni në klasën e 10- të ose të 11- të në shkollë të mesme? Keni rezultate të mira në shkollë? Jeni lindur nga 1 janari 2002 deri më 15 korrik 2004? Programi ' Yes', financuar nga Departamen- Ju mund të aplikoni nëse jeni: Në vitin e 10- të ose të 11- të të shkollës së mesme. Keni një qëndrim "të mirë" akademik në shkollë. Keni lindur ndërmjet 1 janarit 2002 dhe 15 korrikut 2004. Nxënësit me aftësi të kufizuara të çfarëdo grade mund të aplikojnë nëse kanë lindur ndërmjet 15 shkurtit 2001 dhe 15 korrikut 2004. ti Amerikan i Shtetit, u ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara për një vit pa pagesë!", - thuhet në njoftim. Programi ' Yes' është hartuar për nxënësit e shkollave të mesme në Shqipëri, në mënyrë që ata të ndjekin një vit studime në SHBA falas. ' Yes' është financuar plotë- sisht nga Departamen­ti i Shtetit i SHBA dhe zbatohet nga Këshillat Amerikanë. "Ju mund të aplikoni nëse jeni: në vitin e 10- të ose të 11të të shkollës së mesme, keni një qëndrim ' të mirë' akademik në shkollë, keni lindur ndërmjet 1 janarit 2002 dhe 15 korrikut 2004 ( nxënësit me aftësi të kufizuara të çfarëdo grade mund të aplikojnë nëse kanë lindur ndërmjet 15 shkurtit 2001 dhe 15 korrikut 2004).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania