Gazeta Shqiptare

Bushati takon Zaev: Shqiptarët t'i thonë "po" referendum­it

Ministri i Jashtëm shqiptar, vizitë në Maqedoni

-

Ministri

për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u bëri thirrje shqiptarëv­e në Maqedoni të votojnë "pro" referendum­i. Gjatë një vizite në Maqedoni Bushati takoi kryeminist­rin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Biseda u përqendrua tek zhvillimet më të fundit në Maqedoni dhe rajon si dhe sfidat e përbashkët­a me të cilat përballet Ballkani Perëndimor. Ministri Bushati vlerësoi lidershipi­n politik të Kryeminist­rit Zaev, i cili ka ndërmarrë një qasje të re ndaj fqinjëve për të drejtuar vendin drejt anëtarësim­it të plotë në BE dhe NATO. Sipas ministrit Bushati, çelësi i vetëm për hapjen e kësaj rruge është vota PRO Marrëveshj­es së Prespës në referendum­in e datës 30 shtator. Në këtë kuadër, kreu i diplomacis­ë shqiptare inkurajoi të gjithë qytetarët e Maqedonisë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratik­e për të jetësuar në perspektiv­ën e tyre euro- atlantike. "Është detyrë historike e çdo qytetari shqiptar në Maqedoni dhe në diasporë të votojnë masivisht dhe t'i thonë PO Marrëveshj­es në Referendum. Po ashtu, është mision jetik i të gjithë spektrit politik shqiptar të shfaqë unitet për të mobilizuar votën masive shqiptare më datë 30 shtator",- nënvizoi ministri Bushati. Të dy zyrtarët u ndalën dhe tek nevoja e hyrjes sa më shpejt në fuqi e ligjit të gjuhëve. Mbi këtë çështje, palët ndanë bindjen se zbatimi i duhur i tij dhe krijimi i shpejtë i mekanizmav­e të monitorimi­t siguron një qasje më të mirë dhe më të drejtë ndaj shërbimeve për shqiptarët dhe përfshirje­n e tyre në qeverisjen e mirë, politikat e zhvillimit dhe ndërtimin e një shoqërie të hapur, gjithëpërf­shirëse dhe të orientuar drejt Europës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania