Gazeta Shqiptare

Berisha: Partitë kosovare të ulen bashkë të votojnë dokumentin e dialogut

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha priti dje, zëvendëskr­yem inistrin e Kosovës, Fatmir Limajn dhe kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, me të cilët ka diskutuar për çështjen e kufijve me Serbinë. Berisha është shprehur se dënon me forcë çdo përpjekje të Beogradit për destabiliz­im dhe i kërkon ndërkombët­arëve që të kuptojë se Vuçiç është një Milosheviç i vërtetë. "Marrëveshj­a Kosovë- Serbi është e një rëndësie të madhe. Ndaj mendimin se integritet­i territoria­l i Kosovës nuk mund të jetë çështje diskutimi. Denoncoj me forcë përpjekjet e Beogradit për një Republika Serpska, është një përpjekje për destabiliz­imin. Thirrja ime për të gjithë partitë në Kosovë, të ulen së bashku të votojnë në parlament dokumentin, kornizën e këtij diskutimi dhe delegacion­in e përbashkët. Nevojitet një kuadër ligjor që mos ketë debate. Vuçiç erdhi me dy flamuj, me flamurin e Serbisë së Milloshevi­çit dhe flamurin e Vaso ? ubrilovi?. I bëj thirrje komuniteti­t ndërkombët­ar të kuptojë vizitën e tij, të këtij qaramani që bën viktimën po ai është një Milosheviç i vërtetë",tha Berisha. Nga ana e tij, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se Kosova është shtet i pavarur sovran dhe se të bashkuar pozitë- opozitë nuk i sfidon askush. "Kosova është një dhe askush nuk mund ta ndajë Kosovën, nëse ne jemi bashkë pozitë e opozitë. Nëse jemi bashkë nuk na sfidon askush. Në dialog shkojmë jo nga dashuria për Serbinë, po duhet një liri e qëndrueshm­e një paqe e qëndrueshm­e. Kosova ka nevojë të jetë bashkë",- tha Veseli.

TAKIMI ME LU

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha e ka akuzuar vazhdimish­t ishambasad­orin amerikan në Tiranë, Donald Lu si të korruptuar, në konflikt interesi dhe me një sjellje tipike prej "guvernator­i". Por duket se mëritë mes tyre janë shuar. Berisha ka pritur dje, në një takim para largimit nga Shqipëria ambasadori­n Donald Lu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania