Gazeta Shqiptare

Blendi Klosi inauguron shkollën e rikonstruk­tuar në Syzez

"17 nga 21 shkolla në Bashkinë e Urës Vajgurore janë rehabilitu­ar. Investimet do vijojnë" Ministri shpërndan tekste falas për filloren

-

Shkolla e njësisë ad ministrati­ve Syzes në Bashkinë e Urës Vajgurore është gati të presë nxënësit me ambiente tërësisht të rikonstruk­tuara dhe me një palestër të re. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimi­t ishte ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, njëherësh edhe drejtues i qarkut Berat, i cili theksoi se ky vit shkollor i gjen nxënësit me shkolla më të mira dhe libra falas. "Kjo është një dhuratë që qeveria shqiptare, kryeminist­ri Edi Rama ka menduar për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, nga klasa e 1 deri në klasën e 4 duke filluar mbajtjen e premtimit tonë elektoral që brenda këtij mandati deri në vitin 2021 vit pas viti të gjithë nxënësit deri në klasën e nëntë të marrin librat falas. Ne do ta mbajmë këtë premtim, sepse mendojmë për njerëzit, kemi vëmendjen te njerëzit, kemi shumë vëmendje sidomos për ato familje që e kanë të vështirë të mbulojnë këto shpenzime",- tha Klosi. Ndërkohë, reformat e ndërmarra për reduktimin e shpenzimev­e dhe rritjen e investimev­e po ndryshojnë jetesën e komuniteti­t. Ministri Klosi vlerësoi punën e bashkisë ku investimet e bëra kanë përmirësua­r shërbimin ndaj komuniteti­t jo vetëm në shkolla, por edhe në kopshte dhe qendra shëndetëso­re. Min- istri Klosi tha se investimet dhe reformat në arsim do të vijojnë. "Bashkia e Urës Vajgurore mund të jetë nga bashkitë e pakta në Shqipëri në mos bashkia e parë, e cila mundi që brenda një harku kohor të "Kjo është një dhuratë që qeveria shqiptare, kryeminist­ri Edi Rama ka menduar për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, nga klasa e 1 deri në klasën e 4 duke filluar mbajtjen e premtimit tonë elektoral që brenda këtij mandati deri në vitin 2021 vit pas viti të gjithë nxënësit deri në klasën e nëntë të marrin librat falas",tha Klosi. tre viteve që Juli është kryetare, të arrijë të prekë numrin më të madh të të gjitha shkollave, nga 21 shkolla që ka bashkia 17 prej tyre kanë ndjerë ndryshimin. 17 nga 21 shkolla në urën Vajgurore, ose janë bërë të reja, ose kanë marrë rikonsktru­ksion, ose janë bërë shkolla me laboratore të reja ose janë në valën e ndryshimev­e. Prandaj viti i ri shkollor na gjen me përkujdesj­e shumë më të madhe, për nxënësit, për të rinjtë për ata që duhet të marrin dijet dhe përgatitje­n për gjithë jetën e tyre"- u shpreh ministri duke shtuar se në këtë bashki tashmë ka një sistem të ringritur edhe të kopshteve. Në shkollën e Njësisë Administra­tive Syzes do të ulen këtë vit 433 nxënës nga disa fshatra, të cilët këtë vit për herë të parë do të kenë jo vetëm libra falas deri në klasën e 4- t, por edhe kushte shumë më të mira për të mësuar në shkollë falë rikonstruk­sionit, laboratorë­ve dhe palestrës së re.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania