Gazeta Shqiptare

Viti i ri shkollor, drejtori i Rendit: Shtohen masat e sigurisë pranë institucio­neve arsimore

-

si çdo vit të ri shkol lor, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masat për rritjen e sigurisë në shkolla. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, me akt të posaçëm ka urdhëruar gjitha instancat policore të studiojnë e vlerësojnë situatën kriminale dhe atë të rendit publik. Mbi këtë bazë, të hartohen plane masash me detyra konkrete për policinë. Me nisjen e vitit të ri shkollor në prani të institucio­neve arsimore do të ketë prezence të shtuar policore me qëllim vlerësimin, sqarimin në kohë, ndjekjen me përparësi të informacio­neve për parandalim­in e çdo akti të mundshëm kriminal në këto ambiente. Në një deklaratë për mediat, drejtori drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike në DPPSH, Albert Dervishaj tha se pranë shkollave do të ndalohet parkimi i mjeteve, do të vendosen sinjalisti­kat vertikale dhe horizontal­e si edhe do të mbyllen lokalet dhe pikat ambulante të shitjes. "Nga punonjësit e policisë në bashkëpuni­m me drejtuesit e institucio­neve arsimore dhe të pushtetit vendor janë përcaktuar masat: kufizim apo ndalim i parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjetev­e në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave. Vendosja e sinjalisti­kës vertikale dhe horizontal­e, të domosdoshm­e për disiplinim­in e lëvizjes së automjetev­e dhe këmbësorëv­e. Mbyllja apo largimi i lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast edhe lëndë narkotike pranë shkollave. Dhënia dhe shkëmbim i informacio­neve me stafin pedagogjik për nxënësit që mund të mbajnë me vete armë zjarri, armë të ftohta apo sende të tjera të forta të rrezikshme. Mbajtja e kontakteve të vazhdueshm­e me rojet e shkollave dhe punonjësit e shërbimit të SHPSF- ve, në ato institucio­ne arsimore që e kanë një shërbim të tillë. Vlerësimi i çdo informacio­ni që ka të bëjë me prishjen e rendit publik, konfliktet, mosmarrëve­shjet që mund të kenë nxënësit apo fenomeni i bulizmit", u shpreh Dervishaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania