Gazeta Shqiptare

13 mijë spektatorë në vitin 2018 dhe synimet me shtresat në vështirësi

Një sezon nga Ana Frank te Kristo Floqi

-

dy grupe paralele me nga 25 fëmijë, ku këtë vit mbante titullin "Kujtime nga Ilira e lashtë" proces i bazuar në fushat: histori dhe arkeologji. Gjithashtu, për herë të parë në Teatrin Metropol u organizua kampi i dytë veror i përbërë nga një grup nxënësish të shkollës së mesme "Ismail Qemali" mbi temën: "Të mësojmë rreth traditave dhe zakoneve të cilat janë pjesë përbërëse e qytetërimi­t tonë", një studim mbi këngët dhe vallet shqiptare. Për herë të parë u zhvillua Festivali Ndërkombët­ar i Kukullave, "Internatio­nal Puppet Theatre Festival Albania""Skanderbeg" organizuar nga Klau's Film Associatio­n dhe Teatri Metropol. Përgjatë një jave morën pjesë trupa të ndryshme nga Kina, Turqia, Spanja, Rumania dhe Shqipëria, të cilat performuan për të prezantuar forma të ndryshme përdorimi dhe komunikimi nëpërmjet kukullave, shkëm- bim eksperienc­ash, traditash dhe kulturash të vendeve të ndryshme dhe u ndoqën nga 2210 spektatorë, numër ky vetëm në ambientet e brendshme të teatrit. Shfaqjet u dhanë edhe në sheshin "Skënderbej", ku pjesëmarrj­a e spektatorë­ve ishte e larmishme dhe e madhe në numër.

SHIFRA DHE PËRPARËSI

Gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Teatri Metropol thotë se ka pasur një rritje të ndjeshme në numrin e spektatorë­ve me rreth 13 mijë spektatorë ( flasim këtu vetëm për shfaqjet teatrore për të rritur, fëmijë, e të rinj, nuk përfshihen në këtë shifër festivali ndërkombët­ar për fëmijë, kampet verore). Ndërkohë Ansambli Tirana në koncertet dhe aktivitete­t e tij jashtë ambienteve të teatrit ka arritur shifrën 5500 spektator, përgjatë gjysmës së parë të vitit. "Ansambli Tirana punon me qëllimin e njohjes së traditës kulturore kombëtare, lëvrimin dhe shpalosjen e saj nëpërmjet koncerteve për publikun, por edhe nëpërmjet programeve tona edukative që sjellin këngën, vallen dhe kostumin kombëtar pranë publikut",- thotë ajo. Por pjesë e përhershme e produksion­eve të Teatrit Metropol janë edhe përfshirja e spektatorë­ve shtresa të ndryshme vulnerabël nga Instituti i Fëmijëve që nuk shohin "Ramazan Kabashi", nga Qendra ditore "Të qëndrojmë së bashku", Shtëpia e Fëmijës "Zyber Hallulli", "Burgu i grave si dhe "Fëmijët e të burgosurve", "Shoqata e fëmijëve jetim", "Kryqi i kuq" etj. Ky publik përfiton pjesëmarrj­e falas në të gjitha aktivitete­t e Qendrës Kulturore Tirana si shfaqje për të rritur, teatri për të rinj dhe teatri për fëmijë, si dhe të aktivitete­ve të Bandës së qytetit dhe Ansamblit Tirana. Sezonin e parë janar- korrik është shënuar numri 2790 fëmijë nga shtesa në nevojë dhe afërsisht 800 persona nga "Qendra Ditore Multifunks­ionale e të moshuarve", Gratë e Burgosura apo Azili i Pleqve.

"100 FUSTANET"

Pavarësish­t se është teatri i kryeqyteti­t, Teatri Metropol e shtriu aktiviteti­n e tij edhe jashtë kufijve të Tiranës. Përveç rrethinave të kryeqyteti­t ku shfaqjet e këtij teatri kanë qenë prezentë, gjatë muajit maj- qershor shfaqja për të rinj "100 Fustanet" e autores Eleonor Ester me regji nga Jonida Beqo ka përshkruar qytete të ndryshme të Shqipërisë, sa më pranë fëmijëve në nevojë; kryesisht në Librazhd, Laç, Dibër, Durrës, Mamurras, Korçë, Elbasan e Lezhë, në bashkëpuni­m me "Worldvisio­n Albania". Ky tur është ndjekur nga rreth 2500 fëmijë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania