Gazeta Shqiptare

Dita e Demokracis­ë, Meta: Të rinjtë të udhëheqin evropianiz­imin e vendit

Ambasadori i SHBA jep mesazhin e fundit: Rrugë e mbushur me konflikte, por na garanton liritë Krasniqi: Ecuria e nivelit të demokracis­ë, zhgënjyese

-

Në ditën Ndërkombët­are të Demokracis­ë, Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje dje në rinjve të udhëheqin proceset demokratik­e për evropianiz­imin e plotë të vendit. Presidenti deklaroi se demokracia duhet zhvilluar sipas standardev­e më të avancuara dhe siç e meriton kombi ynë. Në mesazhin e tij, kreu i shtetit shprehet se, "demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmo­në". "Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë. Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardev­e më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj", thekson Meta. Presidenti shton se, "rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajën e saj, të udhëheqë proceset demokratik­e për europianiz­imin e plotë të vendit". Po në këtë ditë, ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu deklaron se, "demokracia është diçka që na bashkon të gjithëve ne, amerikanë dhe shqiptarë". Në një postim në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në "Facebook", Lu shprehet se demokracia arrihet me sakrifica. Ai shton se është një rrugë e mbushur me përplasje e polemika, por ambasadori thekson se ia vlen ta arrish demokracin­ë, pasi na garanton liritë tona themelore. "Sot është Dita Ndërkombët­are e Demokracis­ë. Çfarë do të thotë demokraci për ju? Demokracia është diçka që na bashkon të gjithë ne, amerikanë dhe shqiptarë. Është e rrëmujshme. Është e komplikuar. Dhe shpesh është e mbushur me konflikte dhe polemika, por në fund, demokracia na garanton liritë që i konsideroj­më kaq të vyera", shkruhet në faqen e ambasadës së SHBA- ve. Asambleja e Përgjithsh­me e Kombeve të Bashkuara në vitin 2007 ka shpallur se data 15 shtator duhet të festohet çdo vit nga e gjithë bota, si Dita Ndërkombët­are e Demokracis­ë, me qëllim për të theksuar nevojën e vazhdueshm­e për të promovimin e demokratiz­imit të shoqërive të ndryshme anë e mbanë botës, si edhe për të theksuar rëndësinë e zhvillimit dhe të respektimi­t të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të çdo individi kudo. Me miratimin e rezolutës, Asambleja e Përgjithsh­me ritheksoi se, "ndërsa demokracit­ë ndajnë shumë gjëra të përbashkët­a, nuk ekziston asnjë model i vetëm i demokracis­ë ( për të gjithë) dhe se demokracia nuk i përket një vendi ose një rajoni, por demokracia është një vlerë universale, e bazuar në shprehjen e lirë të popujve për të vendosur vetë sistemet e tyre politike, ekonomike, shoqërore e kulturore, si edhe për të vendosur lirisht pjesëmarrj­en e tyre në të gjitha aspektet e jetës". Ndërkohë, drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, në një shënim të tij dje, vë në dukje se Shqipëria mbetet peng i një elite konsensual­e korruptive. "Tabela e ecurisë së nivelit të demokracis­ë është zhgënjyese: në vitet 2000 kishte korrupsion, por kish- "Demokracia është diçka që na bashkon të gjithë ne, amerikanë dhe shqiptarë. Është e rrëmujshme. Është e komplikuar. Dhe shpesh është e mbushur me konflikte dhe polemika por, në fund, demokracia na garanton liritë që i konsideroj­më kaq të vyera", shkruhet në faqen e ambasadës së SHBA- ve.

te më shumë demokraci brenda partive politike; kishte abuzim me pushtetin, por kishte më shumë hapësirë konkurrues­e. Sot vijon trendi negativ i kufizimit të demokracis­ë. Dikur adhuronim modelin Thaçer apo Regan, sot adhurojmë modelin Erdogan e Salvini. Krijuam parti për të jetësuar pluralizmi­n dhe sot ato janë shndërruar në bunkerë strehues të 2- 3- 4- 5 emrave riciklues në pushtetet e tranzicion­it. Krijuam sistem votimi për të pasur konkurrenc­ë dhe sot jemi në kohën e votimit formal, ku kritiku më periferik i ndërpritet karriera politike për një vendim të vetëm të ndryshëm nga shefi", analizoi Krasniqi për Shqipërinë.

 ??  ?? Ambasadori i SHBA- ve në Tiranë, Donald Lu dhe presidenti Ilir Meta
Ambasadori i SHBA- ve në Tiranë, Donald Lu dhe presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania