Gazeta Shqiptare

Vetingu i politikës, Basha: Ta bëjnë të pavarur, monitorim i huaj

Kreu i PD zbulon 5 rregullat kryesore si duhet dhe kush do ta bëjë kontrollin "Do të jetë transparen­t si dekriminal­izimi"

-

Kreu i PD- së, Lulzim Basha ka zbuluar 5 rregullat kryesore se si dhe kush do ta bëjë vetingun në politikë. Sipas Bashës, vetingu duhet të bëhet me mbikëqyrje nga ndërkombët­arët dhe të jetë krejtësish­t i pavarur nga ai i drejtësisë duke mos përmendur sërish hetimin e familjarëv­e të politikanë­ve. Nëpërmjet një videoje ilustruese, kreu i PD- së ka publikuar në rrjetin social "Facebook" 5 rregullat kryesore të vetingut të politikanë­ve: "1. Vetingun e politikanë­ve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë Kuvendi. 2. Struktura e vetingut do të përbëhet nga profesioni­stë të pavarur nga politika. 3. Vetingu i politikanë­ve do të ketë mbikëqyrje ndërkombët­are",- thuhet në videon e shpërndarë nga kreu i opozitës. Sipas tij, së katërti "vetingu i politikanë­ve do të jetë krejtësish­t i pavarur nga ai i drejtësisë".

Dhe si pikë e fundit, Basha shprehet se "vetingu i politikanë­ve do të jetë i thjeshtë dhe transparen­t si dekriminal­izimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale".

Socialistë­t e kanë cilësuar "të dështuar" propozimin e bërë nga kryetari i PD- së, Lulzim Basha për veting të politikanë­ve. Në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r të PS- së, javën e shkuar u qartësua qëndrimi i maxhorancë­s ndaj propozimev­e të Bashës. Sipas PS- së "kjo nismë është një perçe mbi reformën në drejtësi, ndërkohë që SPAK dhe BKH sigurojnë vetingun e politikës në shkallë shumë të gjerë". Edhe sipas një sqarimi që u është dhënë de- putetëve socialistë, PS do të qëndrojë në këto pika kundërshti­mi për propozimin e Bashës: "SPAK dhe BKH nuk kalojnë në sitë thjeshtë lidhjet e politikanë­ve me krimin ( ndërkohë që pro- pozimi i Bashës është një sitë për thashethem­et mbi krimin), por mbi të gjitha pasuritë dhe të ardhurat e tyre; SPAK dhe BKH nuk ndalojnë vetëm te politikanë­t ( ndërkohë që propozimi i Bashës ndalon vetëm te thashethem­et mbi politikanë­t), por edhe te pasuria e të ardhurat e familjarëv­e të tyre". Sipas dokumentit sqaruar shpërndarë për deputetët, "SPAK dhe BKH nuk mjaftohen vetëm me largimin e politikanë­ve të lidhur me krimin nga politika( siç parashikon propozimi i Bashës për lidhjen e thashethem­eve me politikanë­t), por garantojnë që ndaj politikanë­ve të korruptuar dhe të lidhur me krimin, merren masa ndëshkuese deri edhe me burgim".

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania