Gazeta Shqiptare

Nis viti i ri shkollor për 480 mijë nxënës të arsimit parauniver­sitar

9- vjeçarja "Dora d'Istria" fillon mësimin, kushte moderne dhe ambiente të rikonstruk­tuara Gjimnazist­ët pro dhe kundër ndalimit të celularit

- Voltiza Duro

Dje ka nisur viti i ri sh kollor 2018- 2019, për 480 mijë nxënës të arsimit parauniver­sitar në mbarë vendin. Ndërkohë rreth 32 mijë vogëlushë janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës. "Gazeta Shqiptare" dje në ambientet e shkollës 9 vjeçare "Dora d'Istria" në kryeqytet ndoqi nga afër ditën e parë të vitit mësimor. Nxënësit e klasave të para plot emocion po prisnin zilen e parë për të nisur mësimin. "Sot ( dje) filloj klasën e parë. Do të mësoj shumë dhe do të kem shoqe të reja. Shkolla është shumë e bukur, më pëlqen shumë",thotë plot emocion një prej vogëlushev­e të klasës së parë. Vetë prindërit vlerësojnë nismën e qeverisë për shpërndarj­en e teksteve shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërt. "Është një nismë për t'u vlerësuar, sidomos për familjet që nuk kanë mundësi ekonomike që t'i blejnë. Fakti që do t'i kthejnë sërish rrit më shumë përgjegjës­inë te fëmijët për të mos i shkarravit­ur apo grisur librat",- tregon për "GSH" nëna e një nxënësi në klasën e tretë të kësaj shkolle. Ndërkohë, bazuar në statistika, vihet re se këtë vit të ri shkollor numri i nxënësve të arsimit parauniver­sitar është ulur me 15 mijë nxënës më pak. Një rënie e numrit të fëmijëve konstatohe­t edhe te klasat e para, nga 33 mijë në vitin e kaluar në 32 mijë këtë vit.

GJIMNAZET

Edhe shkollat e mesme në vend kanë nisur ditën e djeshme vitin e ri mësimor 2018- 2019. "Gazeta Shqiptare" ndodhej dje në ambientet e gjimnazit "Sami Frashëri" në kryeqytet ku ndoqi nga afër këtë ditë të veçantë për nxënësit. Ndërkohë këtë vit rreth 39 mijë maturantë do të ulen në bankat e shkollës për të finalizuar arsimin parauniver­sitar me provimet e Maturës Shtetërore. Për sa i përket vendimit të qeverisë për ndalimin e aparateve celulare në orën e mësimit, vetë nxënësit kanë opinione të ndryshme lidhur me këtë. "Është një vendim shumë efektiv. Do të jemi më të përqendrua­r në orën e mësimit dhe kështu do të mësojmë më shumë. Telefoni shpeshherë të shpërqendr­on, kështu është më mirë që nuk do e përdorim",- tregon maturantja e gjimnazit Sami Frashëri. Ndërkohë ka dhe nga ata gjimnazist­ë që mendojnë se aparati celular është i domosdoshë­m. "Nuk jam dhe aq pro heqjes së aparateve celulare. Kush është i përqendrua­r gjatë mësimit e di që nuk duhet të prekë telefonin apo të luajë me të. Por mund të kemi një emergjencë dhe normalisht është mjet komunikimi me familjarët apo miqtë. S'jam dakord që u ndalua përdorimi i tij",- thotë një nxënës i "Sami Frashërit". Ndërkohë në udhëzimin e përbashkët të MASR bëhet me dije se mësimi për ar-

simin bazë do të përfundojë në 12 qershor të 2019- ës. Pushimet e dimrit do të fillojnë në 22 dhjetor dhe do të përfundojn­ë në 6 janar 2019. "Provimet kombëtare të arsimit bazë zhvillohen në periudhën 13- 30 qershor 2019. Rregullorj­a e zhvillimit të

provimeve kombëtare të arsimit bazë 2019 dhe udhëzimet përkatëse do të miratohen nga ministri",- theksohet në udhëzim. Në këtë të fundit bëhet me dije, gjithashtu, se për maturat viti shkollor do të përfundojë në 4 qershor.

 ??  ?? Dita e parë e shkollës në 9 vjeçaren "Dora d'Istria"
Dita e parë e shkollës në 9 vjeçaren "Dora d'Istria"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania