Gazeta Shqiptare

ALUIZNI: 450 personat që kanë gati lejet për shtëpitë e bizneset

Procedurat për certifikat­ën e pronësisë ndiqen nga Agjencia e Legalizime­ve Lista me pronarët në qytetet Durrës dhe Kavajë

-

ALUIZNI publikon listën me 450 pr onarët që kanë gati lejet e legalizimi­t në Durrës dhe Kavajë. Pronarëve u është miratuar aplikimi për legalizimi­n e shtëpive ose njësive tregtare. Agjencia e Legalizime­ve do të ndjekë procedurën për pajisjen e tyre me certifikat­ën e pronësisë. "Gazeta Shqiptare" sjell listën e plotë me personat që kanë gati lejet e legalizimi­t për ndërtimet e shtëpitë e tyre.

TAPIA

Procedurat për marrjen e tapisë janë ndjekur nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesi­t duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të aplikojnë për tapinë. Pas ndryshimev­e të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimi­t, por e gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga ' Agjencia'. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Minis- trave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas num- rit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë përveç pjesës takuese, edhe pjesët fizike respektive, nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania