Gazeta Shqiptare

Lirimi i Ermal Hoxhës, zbardhet vendimi i gjykatës së Fierit

I akuzuar si pjesë e grupit "Xibraka", Hoxha duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës I pezullohet 1 vit e 6 muaj burg dënim i mbetur

-

Zbardhet vendimi, i cili liroi nga burgu, nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, i arrestuar në kuadër të operacioni­t të koduar Xibraka. Më datë 13 shtator është firmosur vendimi, i cili mban firmën e gjyqtarit të gjykatës së Fierit, Piro Sota. Sipas vendimit trupi gjykues ka pranuar kërkesën e Ermal Hoxhës për pezullimin e ekzekutimi­t të pjesës së mbetur të dënimit, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, ai duhet të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe mos kryejë asnjë vepër tjetër penale. Konkretish­t në vendim pranohet kërkesa e Hoxhës për pezullimin e ekzekutimi­t dënimit të mbetur prej 1 viti e 6 muaj burg. Gjatë kësaj kohe Ermal Hoxha nuk do të shoqërohet me persona të dënuar. Po ashtu Hoxha ka për detyrë të paguajë të gjitha shpenzimet procedural­e. Nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha u arrestua gjatë operacioni­t në Xibrakë në janar të vitit 2015 dhe mori dënimin me 6 vjet e 8 muaj burg për trafik narkotikës­h mbetur në tentativë.

OPERACIONI

Në Xibrakë u zbulua një laborator i sofistikua­r përpunimi kokaine më 14 janar të 2015 e lajmi bëri bujë në atë kohë. Ky ishte një prej operacione­ve më të rëndësishm­e të zhvilluara nga policia në vitet e fundit. Sipas të dhënave nga hetimi, i arrestuari Ilir Hyseni ishte personazhi kryesor që mbulonte sigurimin e drogës jashtë vendit dhe sjelljen e saj në Shqipëri. Në vijim ishte po ai që survejonte kalimin e saj në vende të Europës, kryesisht në Gjermani. Si- Më datë 13 shtator është firmosur vendimi, i cili mban firmën e gjyqtarit të gjykatës së Fierit, Piro Sota. Sipas vendimit trupi gjykues ka pranuar kërkesën e Ermal Hoxhës për pezullimin e ekzekutimi­t të pjesës së mbetur të dënimit, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, ai duhet të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe mos kryejë asnjë vepër tjetër penal.

pas hetimeve, Ermal Hoxha, ka pasur rolin e financuesi­t dhe të financieri­t. Ai ishte personi që mbulonte likuidimin e drogës kur hynte në Shqipëri dhe që merrte paratë nga marrësit kur nxirrnin kokainë jashtë vendit. Nipi i Enver Hoxhës u arres-

tua pasi më parë ishte filmuar nga agjentët e policisë në laboratori­n e drogës në Xibrakë të Elbasanit. Ermal Hoxha bashkë me tetë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënu-

an me 105 vjet burg në total. Ndërsa Apeli i Krimeve të rënda vendosi në nëntor të vitit të shkuar dënimin e tyre në total me 63 vjet burg, duke zbritur kështu jo pak, por 38 vjet nga dënimi i mëparshëm. Mes të dënuarve që përfitoi ulje ishte edhe Er-

mal Hoxha, nipi i ish- diktatorit Enver Hoxha. Nga 10 vjet burg që dha shkalla e parë e krimeve, Ermal Hoxha u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg, ndërkohë që tashmë i ka mbetur 1 vit e gjysmë burg, kohë të cilën do ta shlyejë me kusht jashtë qelisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania