Gazeta Shqiptare

ATP shpërndan 267 milionë lekë për pagesat e përshpejtu­ara

Kompensimi për vitet 1993- 2014, dokumentac­ioni që vërteton pronësinë e subjektit Agjencia, 10 dokumentet që i bashkëlidh­en formularit

-

Agjencia e Trajtim it të Pronave shpërndan 267 milionë për pronarët që kanë aplikuar për të përfituar kompensim me pagesë të përshpejtu­ar. Ka përfunduar shqyrtimi administra­tiv i 25 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave. Fondi financiar, i vënë në dispozicio­n nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të këtyre 25 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 267 milionë lekë. Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuar­a se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimi­t të procedurav­e të transferta­ve bankare në ditët në vazhdim.

APLIKIMI

Të gjithë ish- pronarët që kanë aplikuar në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave për të përfituar kthimin ose kompensimi­n duhet të paraqiten pranë agjencisë për të plotësuar formularët për pagesa të përshpejtu­ara ose për t'u bërë pjesë e ankandeve të kompensimi­t fizik. Mund të aplikojnë për pagesë të përshpejtu­ar pronarët që kanë aplikuar për kompensim në vitet 19932014. Është në dëshirë të pronarit plotësimi i secilit prej formularëv­e, por është e domosdoshm­e që pas plotësimit të tij të paraqesin në Agjencinë e Trajtimit të Pronave 10 dokumente.

PAGESAT E PËRSHPEJTU­ARA

Janë vendosur tri afate pagesash të përshpejtu­ara. Pagesë brenda një viti, brenda tri vjetësh dhe brenda pesë vjetësh. Për secilin variant në një VKM të posaçme është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti pronari merr 20 % të vlerës së faturës, për pagesën brenda tre viteve merr 30 % dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të gjithë subjektet që kanë një vendim përfundimt­ar kompensimi, pavarësish­t rendit kronologji­k të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP- së me kërkesë të veçantë, ku shprehin

Kur subjekti kërkon të kompensohe­t financiari­sht brenda 1 viti, atëherë ai përfiton 20% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere;

Kur subjekti kërkon të kompensohe­t financiari­sht brenda 3 vjetësh, atëherë ai përfiton 30% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere;

Kur subjekti kërkon të kompensohe­t financiari­sht brenda 5 vjetësh, atëherë ai përfiton 40% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.

Prioritet do të kenë aplikimet që kërkojnë të kompensohe­n financiari­sht brenda 1 viti, nga kërkesat për kompensim brenda 3 apo 5 vjetësh.

2. 3. 4.

 ??  ?? Faksimile e formularit TIP
Faksimile e formularit TIP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania