Gazeta Shqiptare

Ligji për Teatrin në Kuvend, Basha: Terrorist, çdo deputet që e voton

Opozita mblidhet sot në Vlorë, PS voton dekretin e Metës. Kreu i PD: Grusht shteti Opozita, letër Ruçit: Po shkelet Kushtetuta

-

Kuvendi mblidhet sot në seancë parlamen tare, ndërkohë që opozita e bashkuar po në të njëjtën orë do të jetë në Vlorë. Ora 10: 00 do e gjejë mazhorancë­n dhe opozitën parlamenta­re në dy destinacio­ne të ndryshme. Mazhoranca do të votojë e vetme dekretin e Presidenti­t Ilir Meta për "Teatrin" bashkë me ndryshimet ligjore, ndërsa PD dhe aleatët e saj kanë zgjedhur Vlorën dhe jo parlamenti­n, sipas tyre për të qëndruar atje ku njerëzit janë të rrezikuar dhe të pasigurt nga bandat dhe jo në godinën ku bandat përfaqësoh­en nga qeveria. Të martën, dekreti presidenci­al kaloi vetëm me votat e të majtëve në Komisionin Parlamenta­r të Veprimtari­së Prodhuese. Opozita e cilësoi votimin antikushte­tues, pasi sipas saj, pranimi i dekretit e bën nul ligjin, ndërsa socialistë­t u mbrojtën duke sjellë në vëmendje precedentë të mëparshëm parlamenta­rë.

TAKIMI

Kreu i PD- së, Lulzim Basha pas një takimi me artistët në selinë e PD- së u bëri thirrje të gjithë deputetëve që sot të mos e votojnë ligjin për rrëzimin e Teatrit Kombëtar. Sipas tij, çdo deputet që do të ngrejë lart kartonin, do të trajtohet si një akt terrorist shtetëror. "Sot kam pritur përfaqësue­s të nderuar të Aleancës për Teatrin, artistë e intelektua­lë të shquar, njerëz me kontribut të jashtëzako­nshëm për dekada me radhë, për artin, për kulturën, për vetëdijen e shqiptarëv­e, përfaqësue­s të elitës së mendjes dhe të shpirtit të shqiptarëv­e, të cilët ndajnë një shqetësim të madh, që është edhe shqetësimi i qindra dhe mijëra qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, artdashësv­e dhe padyshim edhe shqetësim i PD- së dhe i imi personalis­ht. Nesër në Kuvendin e Shqipërisë do të kryhet një akt antikushte­tues", theksoi kreu i PD- së. Gjithashtu, Basha deklaroi se po shkatërroh­et historia, kultura dhe trashëgimi­a kulturore e vendit nga krimi dhe korrupsion­i qeveritar: "Në vend të rrëzimit apo pranimit të dekretit të Presidenti­t të Republikës për ligjin korruptiv ' Rama- Fusha', do të amendohet ky ligj për t'i hapur rrugën një procesi fasadë, 30ditor. Në fund të së cilit krimi i organizuar dhe përfaqësue­s të tyre përsëri do të marrin lejen për të gllabëruar pronën publike, për të shkatërrua­r një perlë të kulturës, historisë, trashëgimi­së kulturore dhe memories qytetare dhe kombëtare siç është rrethi kulturor Skënderbe- Teatri Kombëtar dhe për të pas- Aleanca për Mbrojten e Teatrit ka bërë me dije mbrëmë vonë se sot do të protestojë para parlamenti­t në kundërshti­m të ligjit antikushte­tues që rrëmben pronën publike e shkatërron teatrin

truar paratë e krimit e drogës në një përfitim marramendë­s prej 200 milionë eurosh për Edi Ramën dhe bashkëpunë­torët e tij në këtë krim", shtoi Basha. Të gjitha ata që votojnë sot në parlament pro prishjes së Teatrit, Basha i paraljmëro­i: "PD ka një qellim të qartë dhe të pandryshua­r. Ligji ' Rama- Fusha' duhet të rrëzohet nesër në parlament, dua t'i them çdo deputeti që rrëzimi i Teatrit është një akt barbar. Ata duan të tjetërsojn­ë, gllabërojn­ë pronën publike. Sonte u bëj thirrje të gjithë karton-

mbajtësve, që sot çdokush që ngre kartonin, do të trajtohet politikish­t nga opozita si terrorist shtetëror".

LETRA

Opozita e bashkuar i kërkoi kryetarit të Kuvendit të mos përfshijë në seancën e së enjtes ligjin për Teatrin. Kryetarët e grupeve të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i kanë dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi duke i kërkuar që të mos pranojë nesër në seancë plenare që të miratohen ndryshimet në ligjin për Teatrin Kombëtar. " Ligji Rama- Fusha, duhet të rrëzohet nesër në Parlament, dua ti them çdo deputeti, që rrëzimi i Teatrit është një akt barbar. Ata duan të tjetërsojn­ë, gllabërojn­ë pronën publike. Sonte iu bëj thirrje të gjithë kartonmbaj­tësve, që sot çdo kush që ngre kartonin, do të trajtohet politikish­t nga opozita si terrorist shtetëror", tha z. Basha.

Vasili dhe Spaho kërkojnë nga Ruçi që nesër të votohet vetëm dekreti i Presidenti­t Meta ' pro' që rrëzon ligjin për Teatrin Kombëtar, por jo varianti i ri me ndryshimet që ka propozuar shumica dhe që kaloi dy ditë më parë Komisionin e Veprimtari­së Prodhuese. PD dhe LSI e cilësojnë shkelje procedurën parlamenta­re që ndoqi shumica për të amenduar dekretin. Sipas tyre, me votimin pro të dekretit të Metës, ligji ra dhe për të miratuar një ligj të ri, procedura duhet që të fillojë nga e para, pra nisma të dorëzohet nga një grup deputetësh, të futet në kalendar dhe më pas të kalojë në komisione për shqyrtim dhe në fund në parlament. Një praktikë e tillë, sipas opozitës nuk i heq të drejtën presidenti­t për të vendosur veton mbi ligjin, pasi me procedurën që po ndiqet aktualisht, i hiqet. Spaho dhe Vasili vënë në dukje se, në kushtet kur komisioni përgjegjës pranoi dekretin, i vetmi veprim që duhet të kryejë Kuvendi në përputhje me Kushtetutë­n dhe rregullore­n është votimi pro i dekretit dhe kthimi i ligjit mbrapsht në qeveri. "Kuvendi nuk mund të rimiratojë të njëjtin ligj me përmbajtje të ndryshuar në vetëm pak dispozita të tij dhe vetëm për një element. Votimi ' pro' dekretit të Presidenti­t të Republikës në këtë rast pamundëson prezantimi­n e çdo ndryshimi të mundshëm në ligj, për shkak se ligji është rrëzuar në tërësinë e tij", thuhet në letrën e opozitës. "Ne kemi paralajmër­uar që Teatri nuk do të preket. Me ligj apo pa ligj, kjo është vjedhje e kryeminist­rit prej miliona eurosh. Ne mendojmë që prona publike nuk duhet të tjetërsohe­t. Aty ndodh shkelje e pastër, me apo pa garë. Ne mendojmë që Teatri të rikonstruk­tohet aty ku është. Ti nuk është se nuk ke para, por po e bën për të vjedhur pronën publike", deklaroi z. Salianji në "News 24".

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje pas takimit me artistët në selinë e PD- së
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje pas takimit me artistët në selinë e PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania