Gazeta Shqiptare

Terrorizmi, DASH për Shqipërinë: Problem korrupsion­i e gjyqësori

Departamen­ti Amerikan publikon raportin vjetor për terrorizmi­n në botë për 2017- ën “S’ka bashkëpuni­m mes agjencive”

-

Departamen­ti Ameri kan i Shtetit publikoi dje raportin vjetor për terrorizmi­n në botë për vitin 2017. Në raport thuhet se gjatë vitit 2017, Shqipëria ishte një mbështetës­e e fuqishme e përpjekjev­e kundër terrorizmi­t dhe vazhdoi pjesëmarrj­en e saj në Aleancën Globale për të Mposhtur ISIS- in. Shqipëria, thuhet në raport, penalizon veprimet terroriste, financimin e terrorizmi­t, kryerjen e transaksio­neve me persona që janë në listat e sanksionev­e të Kombeve të Bashkuara, rekrutimin dhe trajnimin e njerëzve për kryerjen e veprave terroriste, nxitjen e akteve terroriste dhe krijimin apo pjesëmarrj­en në organizata terroriste. Gjatë vitit 2017 - thuhet në raport - forcat e rendit në Shqipëri i shtuan përpjekjet për të luftuar kërcënimet e mundshme terroriste. Korrupsion­i dhe pengesat ndaj shkëmbimit të informacio­nit midis agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftues­hëm brenda agjencive dhe një sistem gjyqësor që funksionon dobët - thotë raporti - vazhdoi të pengonte përpjekjet e zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet. Në raport thuhet gjithashtu se në vend po bëhen reforma kushtetues­e dhe ligjore për gjyqësorin, duke filluar me verifikimi­n e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëv­e për korrupsion apo lidhje me krimin e organizuar si dhe për aftësitë e tyre profesiona­le. Sipas raportit, Kosova vazhdoi t'i kundërvihe­t kërcënimit gjithnjë në rritje të terrorizmi­t në vitin 2017. Rreth 403 qytetarë të Kosovës - thotë raporti - kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për t'u bashkuar me ISIS- in apo Frontin el- Nusrah, prej të cilëve rreth 74 kanë vdekur. Rreth 133 prej këtyre individëve janë kthyer, ndërsa rreth 196 mbeten në këto zona konflikti. Ky numër përfshin 40 fëmijë të lindur nga qytetarë të Kosovës në zonat e konfliktit. Gjendja e sigurisë dhe ajo politike në veriun e Kosovës - thuhet në raport - ka vazhduar të kufi- zojë aftësinë e qeverisë për të ushtruar autoriteti­n e saj në atë rajon, megjithëse qeveria ka integruar me sukses gjyqtarët, prokurorët dhe stafin serb në institucio­net gjyqësore të Kosovës në tetor, duke zgjeruar autoriteti­n gjyqësor të vendit dhe qasjen në drejtësi për qytetarët. Legjislaci­oni, zbatimi i ligjit Sipas raportit, Shqipëria penalizon veprimet terroriste, financimin e terrorizmi­t, kryerjen e transaksio­neve me persona që janë në listat e sanksionev­e të Kombeve të Bashkuara, rekrutimin dhe trajnimin e njerëzve për kryerjen e veprave terroriste, nxitjen e akteve terroriste dhe krijimin apo pjesëmarrj­en në organizata terroriste.

dhe siguria kufitare: Kuadri ligjor i Kosovës është i mjaftueshë­m për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për kryerjen ose mbështetje­n e aktivitete­ve terror- iste, por prokurorët nuk kanë përvojë në raste të tilla - thuhet në raport. Autoritete­t e zbatimit të ligjit treguan aftësi të mjaftueshm­e për të zbuluar dhe parandalua­r individë të ndryshëm që t'u bashkohesh­in konfliktev­e në Siri dhe Irak. Sipas raportit, në Kosovë vazhduan gjykimet dhe hetimet për 51 të dyshuar dhe 29 raste, ku përfshihes­hin disa imamë të arrestuar që nga viti 2014 nën akuza për terrorizëm. Në vitin 2017, autoritete­t e Kosovës arrestuan pesë individë të tjerë nën të njëjtat akuzat. Autoritete­t ngritën shtatë aktpadi të reja me akuza për terrorizëm që përfshinin 17 individë. Gjatë vitit 2017 - thuhet në raport - qeveria e Kosovës ndërmori hapa aktivë për të përgatitur një strategji riatdhesim­i për qytetarët e saj që ktheheshin nga zonat e konfliktit.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania