Gazeta Shqiptare

Doris Pack, porosi politikanë­ve: Ndërtoni shkolla, jo kulla!

Sfidat e integrimit europian, PD zhvillon bashkëbise­dim me përfaqësue­sit e PPE

-

Popullore Evro piane apelojnë për motivim të të rinjve shqiptarë, me qëllim që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe jo ta braktisin atë në kërkim të një jete më të mirë. Partia Demokratik­e priti dje në një diskutim të hapur në selinë e saj, përfaqësue­sen e PPE- së Doris Pack, e cila deklaroi se politikanë­t duhet t'i motivojnë të rinjtë që mos të largohen nga vendi. Gjatë bashkëbise­dimit në selinë e demokratëv­e, Pack bëri një apel të fortë, ku theksoi se Tirana në krahasim me 5 vitet e mëparshme nuk ka nevojë për shumë kulla, por vendin e tyre duhet ta zënë shkollat e reja. "Jam e nderuar që jam këtu dhe e shikoj sallën plot. Jam e kënaqur që shikoj shumë të rinj këtu që kanë vendosur të mos largohen nga ky vend. Ky nuk është një problem vetëm i Shqipërisë, por i Kosovës, Serbisë, Maqedonisë dhe Kroacisë. Kjo ndodh se politikanë­t nuk po kujdesen për nevojat jetësore të tyre. Faktikisht nuk e mbaj mend se herë kam ardhur në Shqipëri, por këtu nuk ka nevojë për shumë kulla, por për më shumë shkolla. Normalisht ka nevojë për investime, të cilat do bëhen nëse sistemi i drejtësisë vihet në vend. Unë jam presidente e forumit të gruas, por drejtoj edhe forumin që trajnon të rinjtë", tha Doris Pack. Deklarata u bë nga selia e PD- së gjatë një bashkëbise­dimi me temë "Sfidat e integrimit eu- ropian- roli i të rinjve dhe i grave në procesin e hapjes së negociatav­e", ku presidentj­a e Forumit të Grave të PPE ishte e ftuar. Doris pack deklaroi më tej: "Ne duam të zhvillojmë krijimtari brenda këtyre politikave që politikanë­t të bëjnë më të mirën. Këtu ka nevojë për shkolla të mira, arsimim më të mirë, ndaj BE mendoi të shtrinte mundësinë përtej BE. Këto programe nuk janë vetëm për studentët, por edhe për mësuesit dhe diplomatët", theksoi diplomatja europiane. Ndërkohë, deputetja e PD- së, Albana Vokshi shprehu shqetësimi­n se aktualisht në të gjithë vendin janë mbyllur 180 shkolla dhe kjo sipas saj tregon gjendjen e rëndë ku është katandisur kjo qeveri. "Sot numërojmë 180 shkolla të mbyllura. Ju e dini shprehjen se një shkollë e mbyllur do të thotë një burg i hapur. Ku po shkojmë me mbylljen e shkollave", deklaroi deputetja e PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania