Gazeta Shqiptare

Dhunohet nga bandat biznesmeni: Nëse prokuroria s’heton, do largohem nga Shqipëria

Autorët i zunë pritë afër shtëpisë, Andrea Zoga: Është hera e dytë që më kërcënojnë "Po paguaj për borxhet e vëllait, është në konflikt për arsye prone"

-

Biznesmeni Andrea Zoga, i njohur në Ti ranë në fushën e restorante­ve dhe "fast food"eve ka mbetur i lënduar mesnatën e së martës, pasi persona ende të paidentifi­kuar e kanë dhunuar. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Rrugën "Merdar Shtylla" në "Komunën e Parisit", teksa Zoga po shkonte në banesën e tij. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", biznesmeni tregon se shkak i ngjarjes dyshon se është një konflikt që vëllai i tij ka me disa persona të tjerë për çështje pronësie. Por Zogaj thekson se vetë nuk kishte konflikt me askënd dhe marrëdhëni­et me të vëllain i ka shkëputur prej një viti. Përsa i përket ngjarjes, biznesmeni theksoi se 4- 5 persona i kishin zënë pritë pranë banesës. Ai tregon se nuk ka mundur t'i identifiko­jë, por personat në fjalë kanë lëvizur me një makinë tip "Golf". Gjithashtu, Zoga rrëfen se nuk është hera e parë që kërcënohet, pasi një vit më parë është kanosur me jetë brenda në zyrat e tij, në ambientin e punës, ngjarje të cilën e lidh me dhunën fizike që ushtruan ndaj tij mesnatën e së martës. Për biznesmeni­n besimi te drejtësia është shuar, pasi sipas tij çështja e kërcënimit të ndodhur një vit më parë nuk u zgjidh me arsyetimin se ka mungesë provash. Së fundmi Andrea Zoga, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e traumës, i bën apel shtetit që të hetojë për këta persona që mendon se janë pjesë e një bande dhe t'i vendosë përpara drejtësisë, përndryshe e vetmja rrugëdalje që sheh është largimi nga Shqipëria.

Çfarë ndodhi mesnatën e së martës, mundët t'i identifiko­ni personat që ju dhunuan?

Isha fare pranë banesës ku jetoj në zonën e "Komunës së Parisit". Dallova dy persona me kapele që po drejtohesh­in drejt meje. Kishin ulur kokën që të mos i njihja. Menjëherë sapo kuptova që diçka nuk shkonte, 4 persona mu sulën dhe më dhunuan fizikisht. Nuk munda t'i identifiko­ja. Nuk patëm asnjë komunikim. Shkova në

polici dhe bëra denoncim, por nuk kam besim që do jepet zgjidhje.

Cili është shkaku i ngjarjes, në çfarë konfliktes­h është përfshirë vëllai juaj?

Së pari, unë jam biznesmen në tregun shqiptar prej 20 vitesh tashmë. Nuk kam konflikt me askënd. Im vëlla ndodhet në konflikt me disa persona për arsye prone, pasi

mbi këtë pronë është ndërtuar një pallat dhe vëllai ka detyrim ndaj këtyre personave. Unë kam mbi një vit që nuk kam marrëdhëni­e me vëllain, ai është jashtë shtetit. Pavarësish­t kësaj, nuk është hera parë që kërcënohem. Më herët më kanë kërcënuar me jetë brenda në zyrat në ambientin e punës persona që nuk i njihja. Më thanë që do sqarosh problemin e vëllait tënd, në qoftë se ai nuk ndodhet në Shqipëri, do e sqarosh ti. U thashë që nuk flas me tim vëlla prej vitesh, nuk kam lidhje me këtë histori, ju lutem më lini rehat. Çështjen e kam çuar në prokurori që nuk jam në dijeni dhe përgjegjës­i për këtë çështje.

Pas hetimit mbi kërcënimin e ndodhur rreth një vit më parë, u identifiku­an personat që ju kanosën?

Prokurori Julian Zonja e mbylli këtë çështje pa e rihapur fare, pasi nuk gjen prova. Nuk kam asnjë informacio­n dhe nuk e di se kush janë personat në fjalë. Shteti të hetojë. Pasi është mbyllur çështja, një bandë më dhunon në mes të rrugës. Kjo është drejtësia që po marr. Prisnin të dhunohesha që çështja të merrej seriozisht?! Cili është apeli juaj? Kërkoj drejtësi, shteti të kapë bandat. Të hetohet, të identifiko­hen dhe kapen autorët, përndryshe e vetmja zgjidhje është të largohem nga Shqipëria.

 ??  ?? Biznesmeni Andrea Zoga, dje në spitalin e Traumës
Biznesmeni Andrea Zoga, dje në spitalin e Traumës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania