Gazeta Shqiptare

Eurot në "Toyota", prokuroria: Ekspertim për itinerarin e kamionit

Rrëzohet kërkesa e Klevi Likës për ndryshimin e masës së sigurisë

-

TIRANE - Në kuadër të hetimeve për sekuestrim­in e 3.4 milionë eurove pak kohë më parë në portin e Durrësit, Prokuroria për Krime të Rënda ka ngarkuar një ekspert të sigurisë rrugore të verifikojë itinerarin e lëvizjeve të kamionit, me të cilin u transportu­an makinat "Toyota Yaris", ku ishin fshehur paratë. Një ekspert i sigurisë rrugore është ngarkuar nga Prokuroria për Krime të Rënda të verifikojë itinerarin e lëvizjeve të kamionit, me të cilin u transportu­an makinat "Toyota Yaris", ku ishin fshehur 3.4 milionë euro, që u sekuestrua­n në portin e Durrësit. Në vendimin për kryerjen e ekspertimi­t teknik, prokuroria ka kërkuar që të përcaktohe­t se kush rezulton të ketë qenë drejtues i karoatreci­t "Bizar" nga data e nisjes më 13 qershor 2018 deri në datën e kthimit 24 qershor 2018. Prokuroria gjithashtu kërkon të dijë me saktësi rrugën e ndjekur nga mje-

HETIMET

Në vendimin për kryerjen e ekspertimi­t teknik, prokuroria ka kërkuar që të përcaktohe­t se kush rezulton të ketë qenë drejtues i karoatreci­t "Bizar", nga data e nisjes më 13 qershor 2018 deri në datën e kthimit 24 qershor 2018. Prokuroria gjithashtu kërkon të dijë me saktësi rrugën e ndjekur nga mjeti në fjalë, orët e punës, të pushimit, shpejtësin­ë e lëvizjes, vendet e nisjes dhe të mbërritjes.

ti në fjalë, orët e punës, të pushimit, shpejtësin­ë e lëvizjes, vendet e nisjes dhe të mbërritjes. Ekspertit i kërkohet që nëse është e mundur, rruga e përshkruar nga mjeti të shoqërohet edhe me hartë. Nga hetimet e deritanish­me rezulton se mjeti me të cilin u transportu­an "Toyota"- t, që drejtohej nga shoferi Agim Cekaj, ak-

tualisht nën arrest, rezulton të ketë udhëtuar në rrugë tokësore nga Shqipëria drejt Belgjikës. Mendohet se në shtetin belg janë ngarkuar në karroatrec automjetet dhe prej andej, ato udhëtuan në drejtim të Gjermanisë, Italisë dhe përmes portit të Barit mbërritën në Durrës. Në fakt, referuar dokumentac­ionit rezulton se karotreci që transporto­nte ngarkesën do të hynte në Shqipëri nga Porti i Ankonas dhe vijon të mbetet e paqartë përse u ndryshua itinerari i lëvizjes. Ndërsa prokuroria vijon hetimet lidhur me ngjarjen, nga ana tjetër gjykata për Krimet e Rënda rrëzoi ditën e djeshme kërkesën për ndryshim mase bërë nga Klevi Lika. I riu kërkoi lirimin nga burgu me qëllim që t'i jepej mundësia për të për- funduar shkollën e mesme. Por prokuroria kërkoi rrëzimin e kërkesës së bërë nga pala mbrojtëse e adoleshent­it me pretendimi­n se duhet të vijnë letërporos­itë nga Anglia, Belgjika dhe Italia, përmes të cilave kërkon informacio­n për kushërinjt­ë Elvis e Alfred Vladi, të shpallur në kërkim si organizato­rë. Sipas prokurorit të çështjes, lirimi i të riut do cenonte procesin e hetimeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania