Gazeta Shqiptare

U akuzua për korrupsion, Apeli shpall të pafajshëm ish- drejtorin e Burgjeve

Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 5 vjet burg për abuzim me tenderët e ushqimeve në burgje Ardian Leka: Procesi ndaj Artur Zotos një mashtrim i Iliaz Labit

-

Ish- drejtori i Burgjeve, Artur Zoto ka lënë pas diten e djeshme qelinë e burgut në Vaqarr pasi Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm në lidhje me akuzën për korrupsion dhe abuzim me tenderët e ushqimeve në burgje. Vendimi i dhënë ka shfuqizuar dënimin e dhënë më 11 maj 2018 nga trupa gjykuese kryesuar nga Bib Ndreca. I ulur në sediljen e pasme të automjetit, Zoto nuk ka preferuar të japë asnjë koment për mediat. Ishdrejtor­i i burgjeve fitoi pafajësinë pasi qëndroi më shumë se një vit në paraburgim. Ai akuzohej për abuzime me tenderët e ushqimeve në burgje, por në bazë të provave të reja Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e ka shpallur atë të pafajshëm. Ky vendim ishte i pritshëm për avokatin e tij Ardian Leka, i cili besonte në pafajësinë e Zotos. Leka e quan procesin ndaj klientit të tij si një mashtrim të të penduarit të drejtësisë Iliaz Labi. "Organi i prokuroris­ë i ka paraqitur gjykatës një sërë provash, ndërkohë që të gjitha provat që i paraqiti gjykatës bien ndesh me të gjithë deklarimet e Iljaz Labit. Ky i fundit tregonte që ka pasur marrëdhëni­e me Artur Zoton, ndërkohë që nuk ka pasur. Labi thoshte se ka kryer afera korruptive në zyrën e klientit tim, ndërkohë që kjo nuk ka ndodhur, janë verifikuar pamjet filmike. Thoshte që ka komunikuar disa herë në telefon me Artur Zoton, ndërkohë që nuk ka folur asnjëherë, nuk ka asnjë kontakt, madje as numrat nuk janë në telefonat e njëritjetr­it. Gjykata e Apelit mori për bazë të gjithë provat, siç ishin kamerat, kontaktet telefonike, në vlerësim total të të gjitha provave u dha edhe vendimi. Vendimi i Apelit ishte i pritshëm, pasi klienti

im është pafajshëm", u shpreh avokati i Artur Zotos, Ardian Leka. Prokuroria mori për bazë akuzat e ish- vartësit të Zotos, Iljaz Labit, i cili akuzonte Zoton për korrupsion me tenderët e ushqimeve të të burgosurve. Iljaz Labi i akuzuar për përfshirje në këtë skemë, është dënuar me 3 vite burg nga Krimet e Rënda. "Me

kërkesë të Prokuroris­ë për Krime të Renda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për ish- drejtorin e Përgjithsh­ëm të Burgjeve, Artur Zoto, i dyshuar për "korrupsion pasiv", në kuadër të hetimit të nisur pak kohë më parë, ku u arrestua edhe ish- zëvendësi i tij, Iljaz Labi. Ur- dhri i arrestit është zbatuar nga Policia e Shtetit pasditen e sotme",- thuhet në njoftimin e prokuroris­ë, për urdhrin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë në shkurt të këtij viti.

AKUZA

Artur Zoto u arrestua në shkurt 2017 me akuzën e korrupsion­it dhe shpërdorim­it të detyrës pasi nga hetimet e akuzës ai u dyshua se përfitoi para për tenderët e ushqimeve në burgje, për të cilat u arrestua zv/ drejtori i burgjeve Iljaz Labi. Zoto ishte dënuar me 5 vjet burg dhe 5 vjet heqje të së drejtës për funksione publike nga Gjykata e Shkallës së Parë. Këtë akuzë Zoto e mohoi duke kërkuar lirimin nga qelia dhe për plot 6 herë kërkesa e tij për lirim u refuzua. Ishte dëshmia e vartësit të tij Iliaz Labi ish numri dy i burgjeve që dërgoi në arrestimin e Zotos dhe të disa biznesmenë­ve të dyshuar për korrupsion. Labi deklaroi para prokurores Elisabeta Imeraj se ai kishte marrë 2 milionë lekë nga tre firma konkurrues­e duke i ndarë paratë me eprorin e tij Artur Zoto. Një seri bisedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderët e ushqimit në burgje, dhe të Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Burgjeve Artur Zoto. Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverb­ale me biseda të transkript­uara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i dorëhequr ka qenë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos. Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër- arresti. Por dy ditë pas operacioni­t të arrestimit të zëvendësit të tij Iljaz Labi dhe katër biznesmenë­ve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ia justifikua­r largimin ministrit të Drejtësisë Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë.

 ??  ?? Ish- drejtori i Burgjeve, Artur Zoto
Ish- drejtori i Burgjeve, Artur Zoto
 ??  ?? Ardian Leka, avokati i Artur Zotos
Ardian Leka, avokati i Artur Zotos
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania