Gazeta Shqiptare

Ekzekutoi pas sherrit për pagesën e punës 69- vjeçarin, shpallet në kërkim autori Nikë Lulashi

-

zultuar se Bajraktari është qëlluar për vdekje në sherr e sipër nga Lulashi, të cilin e kishte punësuar në banesën e tij. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit dje bënë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. "Në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T. B., 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor. Falë veprimeve të shpejta dhe profesiona­le si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë i mundur identifiki­mi i autorit të dyshuar N. L., 54 vjeç banues në Ti- ranë. Shtetasi N. L. dyshohet se më datë 18.09.2018, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T. B., banues në Tiranë. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë",- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Ndërkohë, mësohet se autori Lulashi dhe viktima janë konfliktua­r për pagesën që do të merrte 54vjeçari. Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë ka tronditur banorët e zonës, të cilët u shprehën se Tahir Bajraktari ishte njeri i qetë, punëtor dhe pa probleme. Mësohet se 69- vjeçari banon në Tiranë, ndërsa shkonte herë pas here te shtëpia e tij në Doberdol.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania