Gazeta Shqiptare

Tragjedia e 97- ës, gjenden eshtra në tunelin e ushtrisë në Qafë- Shtamë

Banorët e fshatit Selixë apel shtetit: Gjeni të afërmit tanë, kanë mbetur pa varre Shpërthimi i municionev­e u mori jetën 23 personave

-

Në tunelin e Qafë- Sh tamës në Selixë të Matit, janë gjetur dje eshtrat e një personi. Ato u zbuluan nga Forcat e Armatosura, të cilat që prej disa ditësh po pastrojnë tunelet nga armatimet e mbetura. Ndërkohë, dyshohet se eshtrat i përkasin njërit prej 23 personave që humbën jetën më 29 prill të vitit 1997, duke marrë armë, ndërsa tuneli shpërtheu nga municionet dhe shkaktoi tragjedi. Menjëherë në vendngjarj­e kanë shkuar një grup ekspertësh nga prokuroria e Dibrës për këqyrjen e vendit të ngjarjes. Pritet ekspertiza mjeko- ligjore për përcaktimi­n e mëtejshëm, ndërsa forcat e Xhenios kanë ndërprerë punimet për pastrimin e tunelit. Ndërkohë që për identifiki­min e eshtrave do duhen analizat e ADN- së. Pas gjetjes së eshtrave në tunelin në fjalë, banorët e fshatit Selixë i bëjnë apel shtetit që të bëhen kërkime për gjetjen e eshtrave të të afërmve të tyre që humbën jetën tragjikish­t në vitin e mbrapshtë të 97- ës.

TRAGJEDIA E 97- ËS

Njëzet e një vjet më parë dhe konkretish­t me 29 prill të atij viti, dhjetëra banorë të fshatit Selixë në rrethin e Matit iu drejtuan tuneleve të ushtrisë në Qafë Shtamë për të marrë armë dhe municione. Rënia e shtetit dhe çelja e depove ushtarake çoi në armatosjen e civilëve, duke prodhuar një situatë anarkie në të gjithë vendin. Ekipet e emergjencë­s në atë kohë bënë të mundur nxjerrjen e disa trupave të viktimave, ndërsa të tjerët nuk u gjetën kurrë. Kjo për shkak se një pjesë e tunelit pësoi shembje. Pas 21 vitesh, Ministria e Mbrojtjes ka ndërmarrë një aksion me Forcat Xhenio për pastrimin e tuneleve të ushtrisë nga municionet luftarake të mbetura aty që nga bastisja e 97- ës. Nga ana tjetër, banorët e fshatit Selitë përgjatë gjithë këtyre viteve i kanë bërë apel shtetit që të bëhen kërkime për gjetjen e esh- trave të familjarëv­e të tyre që kanë mbetur pa varre. "Shpërthimi i tmerrshëm ndodhi në orën 21: 30 të 29 prillit. Nga ai shpërthim humbën jetën 23 banorë të fshatit, mes të cilëve nga e njëjta familje. Vetëm dy javë pas shpërthimi­t, rreth 500 metra larg tunelit u gjetën disa gjymtyrë, të cilët kishin dalë jashtë tij si pasojë e forcës së shpërthimi­t të municionev­e. Ne i bëjmë apel shtetit që të bëj kërkime, pasi të afërmit tanë kanë ngelur pa varre", thanë për "Gazeta Shqiptare", disa banorë të fshatit Selixë. "Shpërthimi i tmerrshëm ndodhi në orën 21: 30 të 29 prillit. Nga ai shpërthim humbën jetën 23 banorë të fshatit, mes të cilëve nga e njëjta familje. Vetëm dy javë pas shpërthimi­t, rreth 500 metra larg tunelit u gjetën disa gjymtyrë, të cilët kishin dalë jashtë tij si pasojë e forcës së shpërthimi­t të municionev­e. Ne i bëjmë apel shtetit që të bëj kërkime, pasi të afërmit tanë kanë ngelur pa varre",- thanë për "Gazeta Shqiptare", disa banorë të fshatit Selixë.

 ??  ?? Eshtrat e gjetura në tunelin e Qafë- Shtamës
Eshtrat e gjetura në tunelin e Qafë- Shtamës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania