Gazeta Shqiptare

ATP publikon listën me 8000 dosjet dhe vendimet gjyqësore

Përditësoh­et regjistri i pronarëve që presin kompensim nga viti 1993 deri në vitin 2014 Vendimet e formës së prerë dhe problemati­ka për çdo rast

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën me 8 mijë vendime, të cilat ose kanë marrë një vendim të formës së prerë nga gjykata, ose kanë problemati­ka me dosjen. Regjistri i përditësua­r për herë të fundit në 10 shtator të këtij viti pasqyron vendimet për çdo dosje. "Në zbatim të pikës 4, nenit 30 të ligjit 133/ 2015, përditësoj­më vendimet gjyqësore në regjistrin përkatës të vendimmarr­jes për kthimin/ kompensimi­n e pronave", - thuhet në njoftimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Në pikën 4 të nenit 30 të ligjit të pronave thuhet: "Çdo vendim gjykate, që ka ndryshuar vendimin e ATP- së për kthimin/ kompensimi­n apo për vlerën e kompen- simit do t'i njoftohet ATP- së dhe do të regjistroh­et në regjistrin përkatës të vendimmarr­jes, i cili mbahet nga ATP- ja. Ky regjistër bashkërend­ohet me regjistrin aktual të vendimmarr­jes së ATP- së dhe të agjencive të tjera të mëparshme kompetente për kthimin dhe kompensimi­n e pronës". "Gazeta Shqiptare" pub- likon listën e 8 mijë pronarëve, ku përveç gjeneralit­eve është edhe sipërfaqja për çdo pronë, vendimi i gjykatës për rastet kur është marrë vendimi dhe problemati­ka për rastet që kanë mangësi apo pasaktësi në dosje.

REGJISTRIM­I I VENDIMIT

Sipas ligjit në fuqi, kur vendimi i marrë bëhet për- fundimtar, Agjencia ose çdo palë e interesuar, e dërgon atë në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e për regjistrim. "Për vendimet që nuk u është dhënë formë e prerë, për shkak të ndryshimev­e të ligjit, Agjencia verifikon nëse është bërë ankim brenda afatit ligjor dhe në rast të kundërt, këto vendime konsideroh­en të formës e prerë. Vendimet mbi të drejtën e parablerje­s, që janë verifikuar nga Agjencia pas përfundimi­t të regjistrit, do t'i dërgohen Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e brenda një muaji nga data e verifikimi­t dhe në çdo rast, brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Zyra do t'i regjistroj­ë ato pa aplikuar gjoba, kamata apo tarifa. Subjektet e interesuar­a janë përgjegjës­e për dorëzimin e dokumentac­ionit të nevojshëm që kërkohet nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e për të mbështetur regjistrim­in e vendimit. E njëjta gjë do të bëhet edhe për vendimet e kompensimi­t", - thuhet në ligj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania